Çdo ditë, një udhëtim më shumë
Isha dhjetë vjeç, kisha hipur në biçikletë dhe po zbrisja me shpejtësi poshtë një kodre pranë shtëpisë sime. Kjo ndodhi shumë kohë përpara se të përdoreshin helmetat e biçikletave. Vetëm një muaj më parë kisha goditur një shkëmb në rrugë dhe fluturova duke thyer kafkën. Në shtëpi kisha shkuar me gjakderdhje, duke tmerruar mamanë. Ajo më dërgoi me shpejtësi në spital ku ma mbyllën plagën. Kujtesa e një djali është e shkurtër, kështu që këtu ju riktheva biçikletës dhe nisa të fluturoj pa frikë poshtë një kodre përsëri.
Unë po rrisja shpejtësinë kur pashë një kurbë në rrugë. Fillova të shtyp frenat sapo e pashë. Duke mos dashur të thyeja qafën sërsish ushtrova forcë mbi frenat sa më shumë që munda. Fillova të dëgjoj gomat që lëkunden, kur fluturova jashtë biçikletës. Fatmirësisht, këtë herë rashë në shpinë dhe në bar të butë të një fushe anës së rrugës. U ngrita dhe qesha. U lumturova që isha gjallë dhe i gatshëm për një udhëtim tjetër para se të shkoj në shtëpi. Unë dyshoj që engjëlli im mbrojtës u ndje në të njëjtën mënyrë.
Tani jam pesëdhjetë e një vjeç dhe biçikletat janë shumë larg meje. Përpiqem të mos e stresoj shumë engjëllin tim mbrojtës këto ditë. Jam i sigurtë se ia kam bërë mjaft të vështirë kur isha djalë. Ne kete moshe aventurat e mia kanë të bëjnë me përqafimin e djemve të mi dhe koha që kaloj me qentë. Megjithatë, çdo ditë kur zgjohem në mëngjes, jam i lumtur që jam gjallë. Çdo ditë kur i hap sytë, jam gati për një udhëtim tjetër në këtë jetë përpara se të shkoj në shtëpi. Unë nuk jam i sigurt se sa ditë, muaj apo vite më kanë mbetur, por jam i vendosur t’i jetoj të gjitha duke qeshur, me dashuri dhe gëzim.
Jeta është një aventurë e lavdishme. Megjithatë pjesët e saj më emocionuese nuk janë kur rrezikoni qafën. Ata janë kur hapni zemrën. Kur e beni mund t’i jepni dashuri lirisht pastaj zotit, vetes dhe të gjithë të tjerëve. Mund ta bëni udhëtimin tuaj nëpër këtë jetë një gëzim për të gjithë ata që mundeni.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
