Vëllezërit shqiptarë që mahnitën jurinë dhe publikun e America’s Got Talent
13/07/2022 Shpërndaje

Vëllezërit shqiptarë që mahnitën jurinë dhe publikun e America’s Got Talent

Arnold dhe Artan Balla janë dy vëllezërit shqiptarë që mahnitën jurinë në America’s Got Talent. Akrobatët Arnoldi dhe Artan realizuan me sukses përformancën e vështirë në skenën e America’s Got Talent, duke treguar që vendi ynë i vogël ka talente të mëdha. Juria e përberë nga Simone Cowell, Heidi Klum dhe Sofia Vergara mbeten të habitur nga performanca e dy të rinjve, duke bërë që të rrëmbejnë menjëherë 3 po. Dy vëllezërit merren prej vitesh me akrobaci, edhe pse kanë studiuar në degë të tjera. Arnoldi 26 vjec ka mbaruar shkollën për dizanj, ndërsa Artani 20 vjec studion për juridik. Prej 13 vitesh ata punojnë së bashku. Ka qënë Artani dhe pse më i vogël ka filluar që 6 vjec të ushtohet në cirk derisa iu bashkua vëllai më i madh Arnoldi. Ku sot i është shumë mirënjohës për këtë rrugëtim artistik së bashku dhe me shumë sukses. Pas kësaj natë magjike dhe një jehonë të jashtëzakonshme vëllezërit Balla me shumë dëshirë pranuan intervistën nga portali pozitivi.org. Nga New York Arnoldi dhe Artani Bala na tregojnë emocionet e kësaj mbëmje me emocione të forta.

Arnold dhe Artan cila është ndjesia pas kësaj performance mahnitëse në America’s Got Talent?

Nuk ka ndjenjë më të vecantë, pasi ndihesh i kompletuar si artist duke qënë se kemi marrë pjesë në një nga skenat më të mëdhaja në botë ku kanë përformuar artistë nga të gjitha kategoritë. Jemi vërtetë të emocionuar sepse përfaqësuam Shqipërinë në mënyrë dinjitoze, ku përvec juirsë bëmë dhe jurinë për vete.

Një skenë me peshë të madhe përballë mijra telespektatorëve dhe spektatorëve, po si ishte përballja me jurinë e America’s Got Talent?

Përballja me jurinë ishte tepër emocionuese sepse unë para se të shkelja këtë skenë i kam pas ndjekur gjithmonë videot e AGT në youtube dhe Simone Cowell është shumë preciz në përgjigjet e tij, po kur e shikuam që ai u ngrit në këmbë, ishte mhanitëse për ne dhe sigurisht që prisnim po dhe anetarët e e tjera pas reagimit të Simone.

Pas kësaj nate komentet kanë qënë të shumta, si po e përjetoni gjithë këtë vëmëndje?

Ndihemi shumë mirë dhe të jemi të sinqertë janë komente që i presim, pasi po marrim pjesë në një nga skenat më të mëdhaja në botë nuk po flasim për audicione brenda shtetit. Është një skenë që marrin pjesë artistë nga e gjithë bota dhe vetëm pranimi në një skenë të tillë është jashtëzakonisht fitore e madhe. Për më tepër kur cdo gjë shkoi shumë mirë dhe ishte super audicion për ne, ku dhamë maksimumin tonë. I përshendesim të gjithë shqiptarët që po na motivojnë për të dhënë më shumë herën e ardhshme.

Arnold dhe Artan keni marr 3 votat absolute të jurisë cfarë do të thotë kjo për ju?

Të marrësh 3 votat absolute te jurisë është një nga arritjet më të mëdhaja tonat dhe padyshim shpërbilimi më i madh i gjithë asaj pune, sakrifice dhe vështirësive që kemi kaluar në vendin tonë.

Prej sa kohësh jetoni në SHBA?

Ne aktualisht jetojmë në New York. Në SHBA po bëjmë 3 muaj që kemi ardhur. Arsyeja që kemi ardhur është për audicionet të AGT. Në momentin që e kaluam me sukses audicionin e parë besoj që do rrimë dhe pak më gjatë këtej.

Prej sa kohësh keni filluar përgatitjen për të marrë pjesë në America’Got Talent?

Nga America’Got Talent ne jemi ftuar në vitin 2019, por për shkak të pandemisë u detyruan ta shtynin dhe u bë gati për në vitin 2022. Performancat tona kanë mbi 6-7 vite që përgatiten në mënyrë intensive.

Familja juaj padyshim është shumë krenare për gjithë këtë triumf tuajin, cfarë ju thanë pas kësaj mbrëmje spektakolare?

Familja jonë ka qënë gjithmonë mbështetja jonë më e madhe që nga fillimi deri më sot. Ata kanë qënë të vetmit që edhe pse cirku nuk po na jepte hapsirën e mjaftueshëm, sërish ata na përkrahur që të mos dorëzohemi asnjëherë. Ata e meritojnë gjithë sukesin tonë që ne kemi deri më sot dhe ne ndihemi shumë krenar që ata janë të lumtur për ne.

Cfarë do ju thonit të gjithë shqiptarëve që sot po krenohen me ju?

Duam të ju themi gjithë shqiptarëve që të na mbështesin dhe ta klikojnë videon tonë në youtube, pasi aty nuk bëhët me fjalë vetëm për Ballas brothers, por aty po bëhët fjalë për një Shqipëri të tërë. Ne jemi aty që ti ngrejmë emrin Shqipërisë dhe ata duhet të na ngrejnë emrin neve. Duam të ju themi të gjthë të rinjëve shqiptarë që na ndjekin që nëse punon dhe je i zoti ti mund të arrish majat. Nuk ka rëndësi se nga vjen por se sa punon dhe cfarë di të bësh.  

#youtube #shqiperia ime #shqiperia qe duam #shqiperia

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.