Dita Botërore e Shëndetit
07/04/2019 Shpërndaje

Dita Botërore e Shëndetit

Sot është Dita Botërore e Shëndetit dhe qendrat shëndetësore në të gjithë vendin kanë pasur urdhër nga Ministria e Shëndetësisë që të qëndrojnë të hapura në mënyrë që të kryejnë ekzaminimin mjekësor bazë për njerëzit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është themeluar mbi parimin që të gjithë njerëzit duhet të jenë të aftë të realizojnë të drejtat e tyre për një shëndet në kushtet më të larta.

“Shëndet për të gjithë” ka qenë vizioni udhëheqës i OBSH-së për më shumë se shtatë dekada, si dhe një shtysë dhe mbështetje për organizatat dhe vendet e ndryshme për të shkuar drejt Mbulimit Universal Shëndetësor.

7 prilli konsiston pikërisht në sesibilizimin e njerëzve dhe institucioneve mbi çështjet e shëndetit. Për t’u kujdesur për shëndetin dhe për të krijuar standarte më të larta shëndetësore për të gjithë.

OBSH-ja përgjatë viteve ka pasur në fokus Mbulimin Universal Shëndetësor nëpërmjet organizimit të shumë eventeve, duke filluar në 7 prill me Ditën Botërore të Shëndetit,nëpërmjetorganizimittë shumë bisedave lokale dhe botërore rreth mënyrave të duhura për të arritur “Shëndet për të gjithë”.

Në vende të ndryshme të botës njerëzit vuajnë nga shumë probleme shëndetësore. Një në tre të rritur në mbarë botën vuan nga presioni i lartë i gjakut, e sëmundje të tjera. Njerëzit duhet ta kenë parësor shëndetin. Të mësojnë për gjendjen në të cilën ndodhen, si t’i parandalojnë dhe shërojnë problemet prej të cilave janë prekur.

Ditën e sotme në vendin tonë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje qytetarët të kryejnë ekzaminimet mjekësore bazë, duke shtuar se këto qendra do të qëndrojnë të hapura edhe ditën e dielë deri në orën 14:00.

Jo vetëm sot, por çdo ditë qytetarët duhet të shkojnë në qendrën shëndetësore dhe të informohen për shëndetin e tyre.

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.