Mrekullitë ndodhin çdo ditë
Unë nuk e di se si do ta quani këtë takim, por per mua personalisht është mrekullia ime e vogël. Sot ishte dita e dorëzimit të raportit në Universitetin tonë, kështu që secili do të paraqiste punimin tek koordinatori i shkollës. Koordinatori është i njohur si një njeri shumë i rreptë me personalitet të dyshimtë, i kujdesshëm për gjëra të vogla, i ashpër dhe i pakorruptueshëm.
Pra, kur një person shkon për të dorëzuar raportin, ai do ta kontrollojë me vigjilencë për t’u siguruar që të gjitha rregullat janë ndjekur. Shumë nga shokët e mi po ktheheshin pas për gabime të vogla, dhe duhet t’i ndryshonin punimet e tyre. Ndodhi që edhe punimi im nuk ishte i përsosur ashtu siç e dëshironte koordinatori ndaj miqtë e mi më thoshin të mos shkoja por përpara ta korrigjoja.
Me vete vetëm pëshpëritaja një lutje të shkurtër me tre fjalë, “Zot më ndihmo” dhe shkova në zyrën e koordinatorit pa ndryshuar asgjë, sepse me të vërtetë isha i lodhur, nuk kisha para të mjaftueshme për të ripërpiluar raportin tim përsëri, kështu që mora rrezikun dhe shkova.
Arrita në zyrë, ai e mori punimin tim dhe filloi ta kontrollonte, këtu ndodhi mrekullia sepse nuk i vuri re gabimet e bëra, por në vend të kësaj më përgëzoi për një punim të mirë madje dhe i shtrëngova dorën. Zemra m’u çlirua nga frika dhe mbeta pa fjalë sepse ishte e vështirë për t’u besuar që kjo ndodhi vërtetë.
Miqtë e mi ishin duke pritur dhe mezi besonin gjithçka që u tregova. Kjo më kujtoi se zoti gjithnjë komandon dhe dëgjon çdo lutje të sinqertë, mbi të gjitha ne duhet të përkujtojmë gjithmonë se jemi të rrethuar me mrekulli kudo dhe kjo botë e zhurmshme nuk duhet të na shurdhojë veshët dhe të na verbojë sytë.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
