Një vajzë e bulluar nga babai dhe shoqëria
Prindërit e saj u ndanë kur ishte në moshë të vogël. Këtu fillon sfida më e madhe e kësaj vajze. Në adoleshencë ka kaluar një periudhë të errët, e bulluar nga babai dhe shoqëria. Por pasi shkoi në universitet ajo tregon se gjërat kanë filluar të ndryshojë, falë vullnetit të saj për të ecur përpara dhe për të qenë më e hapur me njerëzit.
“Nëna ime ra në dashuri me një djalë tjetër, dhe babai e largoi nga unë. Ai tallej me pamjen time, me peshën, me rrobat e mia. Ai më quante “kurvë”. Një ‘vajzë e çmendur’. E gjitha filloi kur isha njëmbëdhjetë vjeç. Me të vërtetë më vuri poshtë. Nuk kasha më vetëbesim.
Doja vetëm të qëndroja në dhomën time dhe të pikturoja në fletore gjatë gjithë kohës. Ishte mënyra ime për ta shmangur atë. Në shkollë nuk ishta më mirë. Nuk kisha miq. I njihja disa njerëz, por askush nuk ishte aq i mirë sa të më thërriste mik. Njerëzit qeshnin me mua. Sepse rrija e ndarë nga tjerët. Për faktin që vishja rroba të zeza. Sepse flokët po më dëmtoheshin. Sa herë që shija një grup fëmijësh, unë vetëm ecja në drejtim tjetër. Gjërat u errësuan për pak kohë. Arti im u errësua. Nuk mund të dilja nga shtrati.
Por gjërat u bënë më mirë kur shkova në kolegj. Askush nuk më njeh këtu. Ndihet sikur gjithçka është e re. Dhe unë po përpiqem të ndryshoj. Po përpiqem të jem më e hapur. Unë jam duke u përpjekur të flas me njerëz më shumë. Pak nga pak, po bëhem një person tjetër. Më duhet një kohë e gjatë për të kuptuar, por mendoj se ndoshta nuk kam të njëjtat probleme që kisha në të kaluarën. Sepse dy vjet më parë nuk mund të shihja as njerëz në sy. Unë definitivisht nuk do të kisha mundur ta bëja këtë intervistë”, tregon ajo për Humans of New York. (Madrid, Spanjë)
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
