FOTO-VIDEO/ Tifozët harruan tensionet e një nate më parë, pamje nga festa e finales në Tiranë
Disa orë pas përplasjeve të dhunshme, tifozët hungarezë dhe ato italianë kanë harruar tensionet e një nate më parë dhe kanë rindezur sërish festën nëpër Tiranë ditën e sotme.
Më të karikuar se kurrë për të mbështetur skuadrën e zemrës në këtë ndeshje të rëndësishme, këto pamje i kanë shoqëruar gjatë gjithë ditës.
Qindra tifozë të Feyenoord kanë festuar pranë Pedonales së Tiranës, duke zgjedhur që të mos jenë aq të zakonshëm. Disa prej tyre janë parë të zhveshur, me birra në duar duke kërcyer, ndërsa nuk kanë munguar as ovacionet.
Pak metra më tutje në sheshin Skënderbej, përpara finales së Conference League, tifozët kanë pritur në radhë për të bërë foto me imitimin e kupës.
Teksa qarkullimi i makinave ka qenë i paralizuar, efektivët e policisë kanë monitoruar nga afër çdo vend ku ka pasur tifozë.
Roma dhe Fejnordi kanë nisur pak më parë luajnë finalen e madhe të Conference Leauge, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë të ngrenë trofeun më të ri në Europë në qiellin e Tiranës nga stadiumi “Air Albania”.
Vlen për t’u theksuar se kjo ndeshje hitorike do të thotë më shumë të ardhura njëkohësisht promovim, pasi e vendos vendin në sytë e mijëra tifozëve dhe mediave ndërkombëtare. Rreth 60 mijë tifozë kanë shkelurtokën shqiptare sot nga deti dhe qielli, ndërsa një pjesë prej tyre kanë mbërritur që dje.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.










































