Majlinda Kelmendi fituese në lojërat europiane
26/06/2019 Shpërndaje

Majlinda Kelmendi fituese në lojërat europiane

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Lojërat Evropiane që janë mbajtur në Minsk të Bjellorusisë.

Xhudistja nga Kosova, ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogram, pas fitores në finale ndaj xhudistes nga Rusia, Natalia Kuziutina. Kelmendi është kampione botërore dhe olimpike në xhudo.

Kelmendi fillimisht sfidoi zviceranen, Fabienne Kocher. Pas fitores ndaj Kocher, radha i erdhi xhudistes Karolina Pienkoëska nga Polonia, e cila u mposht në çerekfinale.

Në gjysmëfinale, Majlinda u takua me xhudisten numër 1 të botës, francezen Amandine Buchard, të cilën e mposhti gjithashtu për të shkuar në finale në një përballje të fortë me rusen Natalia Kuziutina.

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka ka postuar ne rrjetete sociale një mesazh i shoqëruar nga kampionia, Kelmendi.

“Lojërat Evropiane Minsk 2019! Majlinda e artë. Në finale luftë e fortë me Rusen Kuzjutina . Pas pak garon Nora në finale prapë me Ruse! Kosova mbi të gjitha – Gjithandej nëpër Botë!” shkruan ai.

Por Majlinda arriti të fitojë me pikën e artë edhe në fund mori medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.