Trendet e thonjve për sezonin e dimrit
10/01/2023 Shpërndaje

Trendet e thonjve për sezonin e dimrit

Një detaj i rëndësishëm në paraqitjen e çdo vazje është mënyra se si duken thonjtë. Çdo sezon prezantohen trendë të rinj të nuancave dhe formave të thonjve, që më pas shihen duke zbukuruar shumë gra dhe vajza. Sezoni aktual ka sjellë me vete tendenca të reja. Nëse jeni adhurues i manikyrave, do ta dini se ka një opsion për çdo stil dhe rast, nga nuancat e ndezura, deri te nuancat e thella dhe të ngrohta në dimër. Opsionet e pakufishme janë ato që sjellin estistët në çdo sezon. Xhesi Allushi nga “Andia Nails”  në një intervistë për Pozitivi.org sjell trendet për dimrin 2023.

Cilat janë trendet e thonjve për sezonin e dimrit?

Preferencat janë nga më të ndryshmet dhe më të çuditshmet, do thoja ajo që nuk do të dalë kurrë është frenci i cili preferohet shumë dhe bëhet në çdo perjudhe të vitit por gjithashtu janë dhe dekoret e ndryshme nga më të thjeshta deri tek portreter e personazheve vizatimore pa lënë pas dhe gurat shumë ngjyrësh. Manikyrët me efekte kromi të argjendtë janë një version i guximshëm që po dominon në këtë sezon. Gjithashtu ngjyra e thonjve të kuq kanë qenë, është dhe do të nbetet një zgjedhje e preferuar e të gjitha kohërave për festat e fundvitit por edhe pas festave. Është e thjeshtë por në të njëjtën kohë tërësisht femërore dhe elegante.

Çfarë preferojnë më shumë klientet, thonj me dizenjo, french, apo njëngjyrësh?

Ndryshe nga vitet e tjera kete vit preferohen shume ngjyrat e forta si blu saks vishnje bordo flas për periudhën e dimrit gjithmonë. Përzierjet e ngjyrave janë gjithashtu trend i sezonit. Më parë do të duhej të vishje të gjithë thonjtë me të njëjtin ton, por në ditët e sotme ka shumë njerëz që veshin një nga secila ngjyrë ose që mbajnë një ose dy në një ton tjetër për të bërë përzierje. Po ashtu dhe vezullimi për thonjtë. Ato janë gjithashtu një trend që ekziston për një kohë të gjatë. Zakonisht shtohen në njërën prej thonjve, sepse është gjithashtu diçka mjaft e habitshme, si vezullimi. Shtë një mënyrë për të pasur thonjtë në tre dimensione.

Kurimi i thonjve është shumë i rëndësishëm për vajzat dhe gratë, sa guxojnë klientet për të pasur thonj që tërheqin vëmëndjen?

Kurimi i thonjve është bere i domosdoshëm si për vajzat ashtu dhe per zonjat por duke pasur parasysh që adoleshentët kanë tendencen që të bëjnë ekstremitete tek thonjt duke punuar me tipsa të madhësis XL dhe fotmat stilete dhe balerin me ngjyra të ndezuara dhe me larmishmëri gurësh. Ndërsa zonjat preferojenë thonj të shkurtër në forme ovale dhe katror në ngjyra të tokës dhe frencin klasisik. Thonjtë ekstra të gjatë janë padyshim një nga trendet më të kërkuara këtë sezon. Nëse shumë kohë më parë thonjtë ishin të shkurtër ose me një gjatësi shumë diskrete, përsëri po shohim thonj ekstra të gjatë. Padyshim, ky lloj i thonjve nuk mund të vishen nga të gjithë, sepse ato nuk janë gjithmonë komode sipas punës sonë, por ato janë një trend i garantuar. Ato janë katrore në majë, por edhe më të theksuara.

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.