Nga fshati në pasarelat më të famshme në botë, Emina rrëfen jetën para studentëve të Michiganit
17/10/2019 Shpërndaje

Nga fshati në pasarelat më të famshme në botë, Emina rrëfen jetën para studentëve të Michiganit

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj do të ndajë eksperiencën e saj para auditorit të Universitetit në Michigan. Ka qenë vetë Emina e cila e ka ndarë lajmin në rrjete sociale, ndërsa shkruan se më datë 14 prill është e ftuar para studentëve.

Ish-modelja vazhdon të na mahnitë me jetën që bënë duke postuar në rrjetet sociale vazhdimisht foto nga aktivitetet dhe jeta e saj personale.

Në postimin e saj tregon sa e emocionuar është që do të ndajë para studentëve jetën e saj, mes vështirësive dhe rrugës që e dërgoi drejt suksesit. Emina u ftua në universitet për të dhënë leksione bazuar në eksperiencën dhe sfidat që e çuan nga Mali i Zi dhe si kaloi nga jeta në fshat, drejt pasarelave më të famshme në botë.

“Fjalimi i saj do të eksplorojë “dashurinë që jap dhe ndaj me ata në nevojë”, potencialin për një jetë më të mirë për shumë njerëz dhe si ta kanalizojmë kapacitetin tonë për ta bërë botën një vend më të mirë”, shkruhet në fund të shkrimit të publikuar nga universiteti.

Ajo në rrëfimet e saj shpesh ka treguar se ka pasur edhe kohë të vështira, por në fund, gjithçka e mbështjell me hije optimizmi.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.