Futbollisti dhuron 10 mijë paund për familjet e prekura nga tërmeti
02/12/2019 Shpërndaje

Futbollisti dhuron 10 mijë paund për familjet e prekura nga tërmeti

Në emisionin ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ në News 24 që prezantohet nga Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri me qëllim për të mbledhur sa më shumë të ardhura për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ka qenë edhe futbollisti I Kombëtares, Eros Grezda që ka dhënë kontributin e tij, duke dhuruar 10 mijë paund.

Kontributi për të ndihmuar familjet që kanë mbetur pa banesa, ka qenë tejet i madh nga qytetarë dhe aktorë të ndryshëm të shoqërisë jo vetëm nga Shqipëria dhe Kosova.

Nga tërmeti 6.4 ballë i 26 nëntorit që goditi Durrësin kanë mbetur të vdekur 51 persona. Zonat më të dëmtuara nga shembja e pallateve dhe banesave kanë qene Durrësi dhe Thumana dhe si pasojë kanë mbetur jashtë qindra familje, të cilat aktualisht janë akomoduar nëpër hotele dhe shtëpi që kanë hapur dyert për ta.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.