“Jo Tabu” jep këshilla të vyera se si duhet të mbroheni në rrugë ose online nga dashakeqësit
14/12/2020 Shpërndaje

“Jo Tabu” jep këshilla të vyera se si duhet të mbroheni në rrugë ose online nga dashakeqësit

Gjatë moshës së adoleshencës fëmijëve i duket vetja të rritur dhe duan që të bëjnë çdo gjë vetëm. Ata duan të shkojnë në shkollë vetëm apo të kalojnë më shumë kohë online, por kjo sigurisht ka pasoja dhe ata duhet të jenë nën kujdesin e prindërit. Kjo është edhe tema që do diskutojnë sot Reila dhe vajza e saj Aria në “Jo Tabu”.

Reila nënë e mirëinformuar e ka të qartë se sa e rëndësishme e ka një adoleshent të marrë vendime vetë të përshtatshme me moshën, të gabojë vetë e të nxjerrë mësime. Ajo e lejon gocën që të zgjedhë shoqet e saj vetëm.

“Shoqet i zgjedh vetë, por unë përpiqem të kuptoj se cilën nga marrëdhëniet e saj shoqërore dhe përpiqem t’i tregoj se cila është shoqja e vërtetë, pra cilat janë karakteristikat e shoqes së vërtetë”,-shprehet Reila për “Jo Tabu”, emision i cili mbështetet nga Unfpa.

Nuk ka ligj të shkruar apo rregulla që vendosin se kur një fëmijë është gati të shkojë në një destinacion i pashoqëruar nga prindi, por pasiguria është shtuar dhe ky hap është i rëndësishëm për adoleshentin.

Psikologia ka nxjerrë disa hapa për të ndihmuar fëmijën të marrë vendimet e duhura.  

-Drejtoje, por pa e tepruar me këshilla.                                                                                                                  

-Mbështete, qëndroji në krah sidomos kur dështon në ndonjë sipërmarrje.

-Ndihmoje të kuptojë sa shumë zgjidhje ka për një problem.

-Një nga gjërat më të rëndësishme për të cilat duhet të përgatitet një adoleshent është se si të veprojë kur është duke ecur në rrugë vetëm dhe e bezdis dikush.

 Zonja Reila ia jep këshillat vajzës gjatë emisionit.

“Atëherë duhet të fillojmë të përgatitemi për mënyrën se si ti duhet të reagosh. Gjëja e parë është që ti e ke gjithmonë një telefon dhe mund të telefonosh. Nëse një person të shqetëson ti duhet t’i thuash që të lutem largohu se do marr tani në telefon policinë”,- thotë zonja Reila.

Arja pas këshillave të mamit tregon se si do të veprojë nëse ndodhet në një situatë të tillë.

“Largohu, sepse do të marr policinë. Mami e babi im janë shumë afër dhe do të vijnë me policin këtu”,-thotë Aria.

Një tjetër shqetësim që kanë fëmijët për prindërit janë njerëzit që mund t’i bezdisin ata online. Aria e ka të qartë se si duhet të veprojë nëse e bezdis dikush online.   

“Po më ka ndodhur shumë herë që bëjnë komente te videot dhe dërgojnë linqe të dyshimta, thjesht e fshij komentin dhe e raportoj që shiko se ky e bëri këtë”,- tregon Aria.  

© 2020, Pozitivi. All rights reserved.