Ky i moshuar ka agjëruar që në moshën 10 vjeçare
Vlera e muajit të Ramazanit është e madhe për myslimanët sepse pikërisht në këtë muaj ka filluar zbritja e Kur’anit famëlartë. Kjo është periudha në të cilën besimtarët luten dhe agjërojnë nga lindja e diellit deri në perëndimin e tij, si dhe është konsideruar muaj i lutjeve dhe veprave të mira.
Nazim Neziri 105 vjeç nga fshati Remnik i Vitisë në Kosovë ka filluar të agjërojë në moshën 8 vjeçare. Ky është viti i 96-të që po agjëron, dhe i moshuari shprehet se kjo i sjell qetësi shpirtërore. Këtë vit ka agjëruar 3 muaj përpara për këtë arsye.
Ndërsa flet për qetësinë shpirtërore që i fal ky muaj ai na tregon se kur ishte i ri mblidhej i gjithë fshati për të ngrënë sëbashku, duke sjellë kështu harmoni mes anëtarëve të komunitetit.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
