Fizioterapisti Endrit Mone tregon sa duhet të peshojë çanta e fëmijëve në shkollë
14/09/2022 Shpërndaje

Fizioterapisti Endrit Mone tregon sa duhet të peshojë çanta e fëmijëve në shkollë

Çantat e rënda të shkollës janë brez pas brezi, një problem shqetësues për fëmijët dhe prindërit e tyre. Mjekët bëjnë thirrje vazhdimisht t’i kushtohet kujdes mbajtjes së çantës sepse kjo çon në deformime të shtyllës kurrizore dhe lodhje të fëmijëve. Në një intervistë për pozitivi.org fizioterapisti Endrit Mone na tregon peshen e duhur që duhet të ketë çanta e një fëmijë për në shkollë

Me fillimin e vitit shkollore për fëmijët çanta e shpinës me libra mbetet shqetësuese për vetë ngarkesën që ka, cila është pesha e duhur për çantën e një fëmijë?

Pesha e duhur e canës nuk duhet ti kalojë 10-15 % të peshës trupore të fëmijës. Pasi në të kundërt fëmija pëson dëmtime të shtyllës kurrizore, që mund të jenë me pasojë deri në rritjen e tij.

Nuk është vetëm pesha që dëmton fëmijët, është dhe mënyra e mbajtjes së cantës, po cila është mënyra e duhur për mbajtjen e cantës për fëmijët në shkollë?

Në përgjithësi fëmijët mund të mos ankohen nga dhimbjet apo shqetësimet që mund ti sjelli canta. Por postura e gabuar që canta e rënde ose e vendosur në mënyrën jo korrekte i detyron ata të qëndrojnë në pozicion jo të këndshem duke sjell asimetri të trupit dhe lodhje të muskulatures në zonat e qafës, shpatullave dhe fundshpinës.

Si ta zgjedhim cantën e shkollës që të mos dëmtojë kurrizin e fëmijës?

Canta duhet të ketë disa elemente kryesore: rripat të rregullueshem, një lidhëze në brez, pjesa e mbrapme pak rigide, dhe të këtë xhepa të ndryshëm brenda saj në mënyrë që të shpërndajmë peshen, gjithashtu nuk duhet zgjedhur shumë e madhe, por nëse rregullojme rripat mirë, pjesa fundore e cantës duhet të pozicionohet 5-10 cm nga fundshpina.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.