Ismail Kadare fiton çmimin ndërkombëtar të Letërsisë ‘Neustad 2020’
18/10/2019 Shpërndaje

Ismail Kadare fiton çmimin ndërkombëtar të Letërsisë ‘Neustad 2020’

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka fituar çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë “Neustad 2020”, që ndryshe njihet edhe si Nobeli Amerikan.

Revista “Literatura Botërore Sot” e Universitetit të Oklahoma të letërsisë dhe kulturës ndërkombëtare, njoftoi mbrëmjen e djeshme se Ismail Kadare është laureati i 26-të i këtij çmimi ndërkombëtar.

Ky është një çmim 50,000 dollarë amerikanë një pendë shqiponje e argjendtë dhe një çertifikatë që i jepet çdo dy vjet një poeti, romancieri ose dramaturgu. Çmimi konsiderohet si Nobeli amerikan dhe jepet një herë në dy vite. Këtë radhë ka qenë shkrimtari jonë ai që e ka fituar këtë çmim.

Finalistët për këtë çmim ishin Emmanuel Carrere (Francë), Jorie Graham (Shtetet e Bashkuara), Jessica Hagedorn (Filipine / Shtetet e Bashkuara), Eduardo Halfón (Guatemala), Ismail Kadare (Shqipëri), Sahar Khalifeh (Palestinë), Abdellatif Laabi (Marok), Lee Maracle (Kanada) dhe Hoa Nguyen (Vietnam / Shtetet e Bashkuara).

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.