Fabjoni, i riu i talentuar që mikson shkencën, kërcimin dhe letërsinë: Kujtimet s’mund të blihen as nga pasuria e të gjithë botës
08/02/2019 Shpërndaje

Fabjoni, i riu i talentuar që mikson shkencën, kërcimin dhe letërsinë: Kujtimet s’mund të blihen as nga pasuria e të gjithë botës

“Kujtimet dhe momentet e bukura s’mund të blihen as nga pasuria e të gjithë botës”, kjo shprehje e thënë nga Fabjoni , i riu i talentuar që mikson shkencën, kërcimin dhe letërsinë, duhet të bëjë gjithkënd të reflektojë.

Fabjon Isufaj është vetëm 17 vjeç dhe në kujtimet e tij të panumërta kanë zënë vend momentet e bukura nga aktivitetet mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare ku ka marrë pjesë me ansamblin e valleve “Folk Alb”. Me origjinë është nga Skrapari por jeton në Tiranë. Kohën e lirë ia kushton pasioneve të tij më të mëdha: poezive, punimeve të bëra me dore dhe kërcimit.

Pasioni për kërcimin mori vlerë të vërtetë, kur prindërit e futën në kurs që të vogël. Aktiviteti i parë, nismëtar i pasionit për kërcimin ishte në Turqi në vitin 2010, në moshën 8 vjeçare. Ka qenë një udhëtim me plot surpriza dhe gjëra të reja, ku përjetoi dhe emocionet e veçanta të daljes në skenë për herë të parë, tregon ai gjatë një interviste për pozitivi.org. Sot, pas 10 vitesh çmimet e fituara janë dëshmi që vërtetojnë valltarin profesionist në të cilin është kthyer.

Aktualisht Fabjoni është një gjinazist me rezultate të mira që ka prirje në lëndët shkencore. Nga ana tjetër pasionin për letërsinë, e transmeton përmes poezive që shkruan. Është diçka e rrallë që një i ri të miksojë kaq bukur shkencën, letërsinë dhe kërcimin. “Ndonjëherë ulem dhe shkruaj poezi ose merrem me gjëra të tipit ‘handmade’. Gjithmonë më ka ndodhur të merrem me to kur kam qenë i mërzitur dhe kjo gjë më ka shtyrë që në punimet e mija të shfaq anën time më të mirë.

Për sa i përket poezive, kur ulem të shkruaj qëndroj gjithmonë nën praninë e të tjerëve që ajo çfarë kam për të përcjellë të konkretizohet me veprime që mund të marr nga jeta reale. Në kuptim të parë mundohem të shfaq një poezi të thjeshtë por që në vetvete të përmbajë kuptime tepër të mëdha shpirtërore”, thotë ndër të tjera Fabjoni. Në intervistën e plotë për Pozitivin 17 vjeçari tregon më shumë për pasionet, folklorin dhe planet e ardhshme.

Intervista e plotë me Fabjon Isufaj për pozitivi.org:

Pozitivi: Kush është Fabjoni për të gjithë ata që s’të njohin?

Emri im është Fabjon Isufaj dhe me origjinë jam prej Skrapari. Jam 17 vjeç dhe studioj ne gjimnazin “Qemal Stafa”, viti i dytë. Kohën time të lirë ia kam kushtuar artit si: poezive , punimeve handmade dhe me kryesorit , kërcimit . Arti ka ndikuar jashtë mase për formimin e personalitetit tim dhe mendoj se kjo është gjëja më e mirë që kam bërë në jetën time. Prej shumë kohësh unë bëj pjesë në ansamblin “Folk-Alb” , dhe në mendjen time është krijuar rrethi i një familjeje të dytë.

Pozitivi: Cili është roli që ke në ansamblin Folk Alb dhe prej sa kohësh merresh me valle popullore?

Ishte viti 2009 kur unë vendosa të ndjek një kurs kërcimi dhe kështu nisi gjithçka. Vazhdova të shkoja në kurs herë pas here dhe dita-ditës pasioni sa vinte e rritej. Sot janë bërë plot 10 vite që nga ajo ditë dhe plot 10 vite nën kujdesin e profesorit tim, Avni Ndreut. Jam munduar të angazhohem gjithmonë me aktivitete dhe si pjesë e ansamblit “Folk-Alb” jam treguar tepër korrekt për sa i përket marrjes pjesë në veprimtaritë e shumta që ky ansambël ka.

Pozitivi: Si e ke kuptuar pasionin për kërcimin (vallet popullore)?

Kur kam qenë i vogël më pëlqente shumë të kërceja dhe një ditë, pasi motra kthehet nga shkolla, i tregon prindërve një fletëpalosje në të cilën bëheshin njoftime për kurse kërcimi.

Prindërit vendosën të më fusnin në kurs dhe ky veprim bëri që pasioni im për kërcimin të merrte vlerën e tij të vërtetë.

Pozitivi: Cilat kanë qenë aktivitetet ku ke marrë pjesë, disa më të veçantat për ty?

Kur mundohem të kujtoj aktivitetet ku kam marrë pjesë më vjen në mendje një mori kujtimesh të panumërta. I pari që ishte dhe nismëtar i pasionit tim është udhëtimi në Turqi në vitin 2010. Isha vetëm 8 vjeç dhe për mua dalja në skenë ishte tepër emocionuese. Ka qenë një udhëtim i mbrekullueshëm me plot surpriza dhe gjëra të reja për mua. Ndër vite kujtoj shume aktivitete të tjera nga më të ndryshmet. Së fundmi mund të përmend verën e vitit 2018 në të cilën ansambli “Folk-Alb” ka marrë pjesë në shumë koncerte mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare. Ndër koncertet mbarëkombëtare mund të përmend atë të Rahovecit (Kosovë), Valbonës, Strugës (Maqedoni) dhe atë në Plavë-Guci (Mal të Zi). Gjithashtu në fundin e muajit gusht morëm pjesë në festivalin ndërkombëtar në Dalyan (Turqi). Deri më sot kam marrë pjesë edhe në shumë aktivitete të tjera të rëndësishme të cilat kanë lënë gjurmë në jetën time. Puna që ne bëjmë në anasamblin “Folk-Alb” është shpërblyer gjithmonë me çmime dhe kjo ka bërë që ne të arrijmë në suksesin e dëshiruar.

Pozitivi: Përveç kërcimit, ke ndonjë pasion tjetër?

Siç e thashë dhe më lart, gjatë kohës së lirë merrem edhe me hobi të tjera. Ndonjëherë ulem dhe shkruaj poezi ose merrem me gjëra të tipit ‘handmade’. Gjithmonë më ka ndodhur të merrem me to kur kam qenë i mërzitur dhe kjo gjë më ka shtyrë që në punimet e mija të shfaq anën time më të mirë. Për sa i përket poezive, kur ulem të shkruaj qëndroj gjithmonë nën praninë e të tjerëve që ajo çfarë kam për të përcjellë të konkretizohet me veprime që mund të marr nga jeta reale. Në kuptim të parë mundohem të shfaq një poezi të thjeshtë por që në vetvete të përmbajë kuptime tepër të mëdha shpirtërore.

Pozitivi: Ke ndonjë valltar/e shqiptare që të ka frymëzuar?

Asnjëherë nuk jam ndikuar nga njerëz të tjerë për sa i perket kërcimit. I vetmi person, tek i cili kam pasur besim dhe gjithmonë jam munduar ta arrij sadopak, ka qenë profesori im. Profesionalizmi i tij është i paarritshëm dhe per mua valltari që me ka frymëzuar mban emrin e tij , Avni Ndreu.

Pozitivi: Çfarë rëndësie ka folklori shqiptar në sytë e një të riu?

Ne jemi shumë me fat që si komb kemi një ndër folkloret më të larmishme. Ruajtja e tij është amanet i të parëve tanë dhe ne duhet ta ruajmë dhe ta trashëgojme atë si vlerë tepër të madhe tonën. Unë e quaj veten me fat që jam një ndër ata persona që e trashegojnë traditën dhe kulturën shqiptare, edhe në ditët e sotme ku paisjet elektronike i kanë kthyer njerëzit në robotë. Kam dëgjuar shumë të rinj që ndoshta edhe paragjykojnë ose s’ju pëlqen promovimi i folklorit por jam shumë i sigurt se këta persona një ditë do ta ndryshojnë mendimin e tyre nëqoftëse ata mirë informohen mbi rëndësinë që folklori ka.

Pozitivi: A mendon se po trashëgohen vlerat kulturore, konkretisht vallet shqiptare, nga brezi i ri?

Siç e thash dhe me lart brezi i ri dita ditës kthehet edhe në më paragjykues. Keta janë ajo pjesa e errët e vlerave pasi vlera e vërtete është ajo e atyre që trashegojnë vallet dhe çdo tipar tjetër të folklorit.

Ka shumë të rinj që e preferojnë vallen dhe e trashëgojnë atë më së miri. Keta të rinj janë në një numër të madh por për vlerën e madhe që folklori jonë ka, numri i tyre është i pamjaftueshëm. Vallet shqiptare janë përmendur në shumë vepra botërore dhe në shumë gjykime studiuesish ç’ka na tregon se vlera e tyre është shume e madhe dhe të rinjte duhet të jenë ata të cilët duhet ti promovojnë vallet popullore në masë më të madhe.

Pozitivi: Cilat janë planet e tua në të ardhmen?

Kam menduar që si fillim të mbaroj studimet akademike dhe të diplomohem, por sigurisht pa e lënë pas dore pasionin tim për kërcimin. Më pas do të jetë koha ajo që do të vendosi për vazhdimësine e jetës sime. Sigurisht që nuk do ta lë kollaj pasionin të humbasi pasi për mua kërcimi është bërë pjesë e pandashme e jetës dhe do të jetë shumë e vështirë të ndahem nga ky pasion.

Pozitivi:  Një mesazh të bukur për të rinjtë…

Të rinjtë duhet të jenë koka e kombit tonë. I vetmi mesazh që mund tiu jap të rinjve është që ata të shijojnë çdo moment në jetën e tyre. Unë gjithmonë jam bazuar në një slogan timin: “Kujtimet dhe momentet e bukura nuk mund të blihen as nga pasuria e të gjithë botës!”.

Pozitivi: Cilat janë poezitë e tua të preferuara, dhe çfarë ke dashur të shprehësh?

Te zgjedhësh mes poezive është tepër e veshtirë por që po tregoj dy poezi të cilat përmbajnë në vetvete disa kuptime shumë të qarta dhe aktuale për ditët në të cilat në po jetojmë.

 PSE ? (kushtuar femijeve afrikane)

Diku larg , shum’ larg prej nesh

Ndodh diçka qe kund se ndesh

Egziston nje fenomen

Qe ne vend eshte bere refren

 

Pse femija s’ka te haj?

Kur i pasuri s’di te ndaj

Me ate qe hedh ne plehra

Ktij femije i shtyhet vera

 

Pse femija s’ka ku fle?

Kur i pasuri arin ble

Dhe me te qytet nderton

Pse nje dhome nuk e dhuron ?

 

Pse femija s’di te qesh ?

Kur i pasuri e perqesh

Pse nuk shkon ta perqafosh

Dhe me shpirt ta lumturosh

 

Pse femija s’di te luaj ?

Kur i pasuri e le te vuaj

Kur ke zemer e ndihmon

Me nje loder e gezon

 

Pse femija po loton

Kur i pasuri e lendon

Pse femija koken ul

Kur i pasuri e perul

Pse femija rri vajton

Kur i pasuri se ndihmon

Pse , psee , pseee ?

Kete gje nuk e ve re

 

Veçse ngjyra ju ndryshon

Gjithçka tjeter ju bashkon

Nga nje bot’ me ngjyre te hirte

Mund ta ngjyrosesh ti me shpirt

 

E MJERA ZEMER (poezia 2)

Bote e zymt’ e shpirt i zi

Zemer e thyer pa kufij

Po vajton vershon si lum

Po me vret , shume po shume

 

Humbi drita , heshtja ra

Nje hajdut qe kush se pa

Hyr’ ne zemer dal-ngadal

Pa njoftuar e pa fjale

 

Kur e pa se gjithçka gjeti

I grabiti , asgje s’mbeti

Thelle me theri mu ne zemer

Kishte mbetur veç nje emer

 

S’ish gje tjeter veç nje shprese

Shprese e vetme qe t’mos vdes

Shpirtin tim pse e sfiliti ?

Zemren time pse grabiti ?

 

Çdo gje mori kish kaluar

Gjithçka ishte shkaterruar

Kishte mbetur veç nje emer

Fatkeqsisht , e mjera zemer

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.