Jurgen Pecnikaj, djali nga Tropoja që sjell hitet botërore me çifteli
27/06/2022 Shpërndaje

Jurgen Pecnikaj, djali nga Tropoja që sjell hitet botërore me çifteli

Jurgen Pecnikaj nga Tropoja njihet për miksimin e hiteve të ndryshme me muzikën e bukur që lëshojnë telat e instrumentit të vjetër shqiptar, sic është ciftelia. Jurgeni ka arritur të rrembejë zemrat e publikut dhe artistëve me famë botërore që ai realizon. Pas disa kohësh is hëkputur nga intervista dhe i fokusuar në punë në shtetin gjerman, ai vjen në një intervistë për portalin pozitivi.org.

-Nga cfarë je frymëzuar ti për ti sjellë këngët në këtë version çifteli? Sa kohë ka që je duke publikuar keto remake?

Po bëhen rreth 3 vite që bej remixe të ndryshme me këngë moderne. Gjitthçka ka nisur duke bërë video që i ndaja në instagram për shoqërin time. Reagimet ishin aq të shumta saqë filluan të shpërndaheshin nga shumë faqe, njerëz dhe artistët shqiptare.

-Nga remixet që ti ke realizuar ke marrë reagime nga artistë të njohur si Bebe Rexha apo Daddy Yanke, e prisje?

Sigurisht që edhe pse doja ti kënaqja ndjeksat e mi me remixet e mija. Arsyet që bëja remixe të tilla ishin për ti rënë në sy dhe artistëve për të më shpërndare por pse jo dhe per bashkëpunime me ta. Sigurisht që nuk e prisja nga Daddy Yankee sepse ka rreth 40 milion ndjekës apo Bebe Rexha 10 milion.

-Muzika që ti bën është si një urë për të bashkuar të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen është ky një qëllim i yti?

Shikoja shumë të rinj që nuk u pëlqenin këngët me çifteli. Kjo gjë më shqetësonte shumë sepse e doja këtë instrument dhe mendova të sillja një version më ndyshe. Pse jo një diçka ndryshe nga se ç’kanë bërë të tjerët. Qëlloi të kisha sukses të madh haha…

-Në familjen tuaj të gjithë merreni me muzikë babai yt, Lek Pecnikaj është këngëtar i muzikës popullore cfarë këshille të ka dhënë për karrierën tënde? 

Me fat të kesh një baba që për mua ka arritur shumë në karrieren e tij. Fal tij merrem dhe unë me muzike sot e cila ka qënë një nder dëshirat e tij më të mëdha. Fal tij kam marrë pjesë në shumë koncerte me Ansamblin Kombëtar me cifteli dhe Lahute.

 -A do të ktheheshe në Tiranë për të vazhduar karrierën tënde muzikore, pasi ka shumë këngëtarë të njohur që janë kthyer nga emigrimi dhe kanë zhvilluar karrierën e tyre?

Në ditët e sotme është shumë e thjesht të lëvizësh. Nëse me duhet të kthehem për disa shfaqje 2 ore fluturim dhe je në Tirane kështu që e kemi zgjidhur. Nga Tirana me mungon vetëm familja.

-Nëse do të duhet të zgjidhje midis muzikës, ciftelisë dhe Gjermanisë cili do të ishte vendimi yt? 

S’më duket zgjedhje e vështire . Midis muzikës çiftelis dhe Gjermanis do zgjidhja muzikën. Nëse e don muzikën e bën atë në çdo lloj vendi që mund të jetosh. Por që duhet të kesh dhe muzikant të tjerë afër.

-Cili ka qenë një koment apo urim që e ke marrë dhe të ka mbetur në mendje nga këngëtarët e njohur?

Komentet dhe urimet i kam pasur nga shumë artiste por do veçoja Bebe Rexhen dhe Flori Mumajesin me të cilët mbaj akoma kontakte me ta dhe janë profesionist dhe njerëz shumë të mirë.

-A ka ndonjë emër të konfirmuar që ti do të kesh një bashkëpunim në të ardhmen?

Kam disa projekte të ngelura pezull por jo diçka për të thënë konkrete.

-Cila është kënga që ke bërë remix dhe te pelqen më shumë?

Sigurisht Remixet e Daddy yanke dhe Bebe Rexhe mbeten më të vecantat dhe që janë pëlqyer shumë nga publiku.  Nder bashkëpunimet më të sukseshme është  kënga “Mezi Pres” e cila kishte shumë pëlqime nga publiku dhe numëron rreth 25 milion shikime në youtube.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.