Tifozët grekë banderolë me mesazh për Shqipërinë: Dhimbja dhe mbështetja nuk njohin kufij
Solidarizimi me fatkeqësinë e ndodhur në vendin tonë ku humbën jetën mbi 45 persona dhe u plagosën qindra të tjerë nga tërmeti i 26 nëntorit, nuk ka munguar nga të gjitha anët e botës.
Shumë qytetarë dhe aktorë të ndryshëm në mbarë botën kanë kanë ofruar ndihmë për njerëzit e prekur nga tërmetet, përmes mesazheve por edhe ndihmave financiare dhe materiale.
Mesazhe solidariteti vijnë dhe nga fqinjët tanë nga Greqia, konkretisht nga tifozët e klubit të Panathinaikos, të cilët shpalosën një banderolë me mesazh për popullin shqiptar në sfidën e basketbollit ndaj Basconia.
“Dhimbja dhe mbeshtetja nuk njohin kufij. Kurajo për popullin shqiptar”, shkruajnë tifozët në banderolën e tyre.
Rrjetet sociale të dkëtyre ditëve janë përdorur për të mbështetur familjet e dëmtuara, qoftë përmes mesazheve apo edhe thirrjeve për të dhuruar ndihma në mënyrë që të normalizohet sërish jeta e tyre.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
