Trajneri autik, hap palestër për persona me nevoja të veçanta
11/03/2019 Shpërndaje

Trajneri autik, hap palestër për persona me nevoja të veçanta

Shumë njerëz kanë vështirësi në gjetjen e motivimit për të shkuar në një palestër, madje edhe më e  vështirë  është për njerëzit me autizëm.

Kjo është arsyeja pse Mark Fleming hapi ‘Puzzle Piece Fitness’: një palestër në Florida që u shërben specifikisht njerëzve me nevoja të veçanta.

Fleming, i cili është edhe vetë me autizëm, u diplomua në kolegj për master në shkencën e ushtrimeve. Ai e ndoqi pasionin duke shpenzuar ca kohë si vullnetar për Lojërat Olimpike Speciale, por ai u shqetësua sepse pjesëmarrësit sportivë nuk kishin ndonjë vend tjetër të përshtatshëm për të qëndruar jashtë ngjarjeve speciale të trajnimit olimpik.

Më pas kaloi tre vitet e ardhshme duke ofruar ekspertizën e tij si trajner në shtëpi për klientët me autizëm. Pastaj, muajin e kaluar më 23 shkurt ai zyrtarisht hapi palestrën e tij të re për njerëzit me nevoja të veçanta. “Po përpiqem t’u jap njerëzve një mënyrë për të qëndruar aktivë, pavarësisht në çfarë situate janë në jetë”, tha Fleming për CNN. “Vetëm duke parë njerëz të shëndetshëm, është e mrekullueshme. Sa më të shëndetshëm janë këta individë, aq më shumë ka gjasa që të jetojnë një jetë më të mirë”.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.