Ermonela Jaho, koncert bamirësie në Tiranë
21/10/2019 Shpërndaje

Ermonela Jaho, koncert bamirësie në Tiranë

Sopranoja e madhe Ermonela Jaho është zgjedhur ambasadore për fushatën e ndërgjegjësimit në betejën kundër kancerit të gjirit.

Për të dhënë edhe më shumë mbështetje në këtë kauzë Jaho kthehet në Tiranë për t’iu bashkuar zërit të vajzave dhe grave shqiptare në një koncert bamirësie. 

Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare me fame botërore do të rikthehet në Tiranë për të mbajtur një koncert të madh në sallën e Katedrales Ortodokse. Këtë surprizë për të gjithë ajo e ka përgatitur edhe si një ambasadore e YËCA në kuzën e “Fjongos Rozë”.

Koncerti do të mbahet në datën 22 tetor. Të ardhurat e koncertit do të shkojnë për organizatën YËCA për të mbështetur gratë me kancer gjiri.

Lajmin e bënë të ditur vetë sopranoja e njohur nëpërmjet një posteri të koncertit, që ka protagonist edhe tre artistë të tjerë shqiptarë; Vikena Kamenicën, Enada Hoxhën dhe Elda Laron.

Sopranoja edhe vitin e kaluar u zgjidh ambasadore e fushatës kundër kancerit të gjirit dhe u vlerësua publikisht nga figura të ndryshe.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.