Një burrë ka blerë 100 gjeneratorë, për të prekurit nga uragani në Bahamas
Një burrë në Florida bleu 100 gjeneratorë dhe të gjithë po shkojnë drejt Bahamas.
Alec Sprague, një banor i Jacksonville, tha se ai shkoi në një dyqan Costco për të blerë një gjenerator dhe pa dikë që po blinte mbi 100 prej tyre.
“Sapo isha në Cosco off Collins duke marrë një gjenerator (me 450 dollarë secila) dhe ky djalë këtu është duke blerë mbi 100 gjeneratorë dhe ushqim për t’i dërguar në Bahamas! Gjithë çfarë mund të bëja ishte të shtrëngoja dorën e tij dhe ta falënderoja. Ende ka njerëz të mirë në botë”, shkroi Sprague në Facebook.
Sipas CNN, atij i kushtuan 49,285,70 dollarë. Kjo përfshinte edhe bizele, fasule, kafe, kripë, piper dhe produkte të tjera.
Njeriu, i cili nuk dëshiron të bëhet publik, tha që nuk kërkon vëmendjen por u bën thirrje njerëzve të përqendrohen të ndihmojnë ata që janë prekur nga Uragani Dorian në Bahamas.
“Është e rëndësishme që ta ndihmojmë njëri-tjetrin. Kjo është diçka shumë më e më mirë sesa thjesht të ulesh e të qëndrosh atje”, tha ai. “Ju e shihni një nevojë dhe përpiqeni ta plotësoni atë”.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
