E bukur në shpirt, Mis Shqipëria dhuron drekë për të moshuarit
25/02/2019 Shpërndaje

E bukur në shpirt, Mis Shqipëria dhuron drekë për të moshuarit

E bukur jo vetëm në paraqitje, por edhe në shpirt. Kjo shprehje i shkon për shtat Mis Shqipërisë Alba Bajrami, e cila ka dhuruar një drekë speciale për të moshuarit e një azili në Tiranë.

Në faqen e facebook , “Shtëpia e të Moshuarve” ka shpërndarë një postim me foto të Albës e përqafuar me disa të moshuar gjatë drekës që dhuroi për ta.

“Bukuri, shpirt i bukur, shumë vlera dhe dashuri”, kështu është shkruar ndër të tjera në diçiturën e fotove të publikuara që përcjellin vetëm energji pozitive dhe dashuri.

“Një drekë e veçantë. Miss Shqipëria Alba Bajrami dhuroi një drekë te mrekullueshme me prodhime bio për të moshuarit. Bukuri, shpirt i bukur, shumë vlera dhe dashuri.
Faleminderit dhe jeni gjithmonë të mirëpritur”, shkruhet në postim bashkangjitur fotove, raporton pozitivi.org.

Alba Bajrami, 16 vjeçarja  nga Çamëria mban kurorën e ‘Miss Shqipëria’, të cilën e rrëmbeu në edicionin e 20-të që u mbajt pak muaj më parë. Një vajzë e re, e karakterizuar nga thjeshtësia, arriti të fitonte mes 31 pjesëmarrëseve të tjera.

Qëllimi i Albës është të arrijë majat e suksesit jo vetëm  si modele, por edhe si arkitekte e ardhshme. Por lumturinë ajo duket se nuk e gjen vetëm në pasarelë por edhe pas kuintave, mes njerëzve të thjeshtë që kanë nevojë për dashuri dhe mbështetje.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.