Eda Gemi, kandidate për zgjedhjet parlamentare në Greqi
26/06/2019 Shpërndaje

Eda Gemi, kandidate për zgjedhjet parlamentare në Greqi

Shpesh kemi dëgjuar histori suksesi të shumë shqiptarëve jashtë vendit, të cilët kanë dhënë dëshmi në fusha të ndryshme, pa lënë anash edhe politikën.

Njëra prej tyre është edhe Eda Gemi. Gemi ka vendosur të krijojë karrierë politike në Greqi dhe që tani ka krijuar një imazh të qartë. Në profesion është e njohur si eksperte e shkencave politike. Ajo po ashtu ka kandiduar për eurodeputete në zgjedhjet e 26 majit.

Lajmin për kadidimin e saj si deputete e jep ministri shqiptar. “Në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Greqi më 7 korrik zyrtarizon kandidaturën edhe një tjetër shqiptare, Eda Gemi”, shkruhet në një njoftim të ministrit të Shtetit për Diasporën Pandeli Majko.

Ndërkaq shkruhet se nëse ajo arrin të fitojë do të përfaqësoje shtatë komuna të qytetit të Athinës.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.