Qeni i shurdhër mëson gjuhën e shenjave pasi u adoptua nga një burrë që nuk dëgjon
26/04/2019 Shpërndaje

Qeni i shurdhër mëson gjuhën e shenjave pasi u adoptua nga një burrë që nuk dëgjon

Qeni ishte vetëm 6 javësh, kur u la në një strehë kafshësh ndërsa po luftonte për jetën e tij kundër një sërë çështjesh shëndetësore. Personeli në strehimoren e kafshëve thotë se përveçse është i shurdhër, qenushi vuajti nga një sëmundje virale ngjitëse.

Pavarësisht përpjekjeve, Emerson iu nënshtrua trajtimit për sëmundjen. Qendra e strehimit bëri një postim në Facebook me shpresën për t’i gjetur një shtëpi të përsosur. Disa njerëz kanë kontaktuar me qendrën duke shprehur interesin e tyre për të adoptuar Emerson, por ata u kontaktuan edhe nga Nick Abbott.

31-vjeçari Abbott thotë se ai u nxit veçanërisht nga tregimi që kishin shkruar për Emerson në mediat sociale, sepse ai gjithashtu ka probleme me dëgjimin.

“Nick tha se ishte i interesuar të takonte Emerson, sepse ata do ta kuptonin njëri-tjetrin, duke qenë se ata të dy kanë vështirësi dëgjimi”, shkruante në Facebook. “Kur Nick dhe nëna e tij hynë në shtëpi për të takuar Emerson, ai shkoi drejtë Nick dhe u ul në këmbët e tij. Kjo është e gjitha që duhej. Ishte fat për të dy që të takonin njëri-tjetrin”.

Abbott dhe Emerson kanë jetuar me njëri-tjetrin për tre muaj, dhe marrëdhënia e tyre është e adhurueshme. Abbott thotë se i ka mësuar qenit gjuhën e shenjave në mënyrë që të mund të komunikojnë bashkë. Vetëm një javë pasi Emerson u fut në shtëpinë e tij të re, Abbott tha se tashmë e kuptonte se kur duhej ulur.

“Emerson mësoi gjuhën e shenjave shumë shpejt dhe nuk i duhej shumë kohë që ai ta kuptonte. Trajnimi i mirë është çelësi për një qen të mirë”, tha Abbott. “Deri tani Emerson di se si të ulet, të shtrihet, të qëndrojë, të vijë dhe po punojmë për të tjera shenja komunikimi”.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.