Frederika Muço sjell trendet e reja të fustaneve për sezonin dimëror
Çdo sezon stiltistet kujdesen të sjellin trendet më të reja për të apasionuarit pas modës. Vajzat dhe gratë mezi i presin stilet e reja, ku shumë herë rikthehen modelet e disa viteve më parë por të ndërthurur me elementë të rinj. Në veshjet e çdo përfaqësuesi të tendencave të reja të modës, duhet të ketë një fustan. Pasi fustani shpreh individualitetin dhe sharmin, thekson linjat dhe shumëherë fsheh të metat. Fustanet në modë për dimrin 2022 janë të shumëllojshme jo vetëm në fushën e ngjyrave, por edhe në gjatësi, prerje e materiale. Kreatorja e veshjeve prej shumë vitesh në Shqipëri, Frederika Muço nga “Frederika Arti Martesor” për pozitivi.org ndan trended e sezonit të dimirit për gjitha vajzat dhe gratë.
Trendet e fustaneve për sezonin dimëror
Kreatorja Frederika Muço na siguroi se fustanet edhe në dimër janë një zgjedhje ideale, por gjithmonë duke i kombinuar me stil me element të tjerë. Për sa i përket mënyrës sesi të vishni fustanet në dimër pa u dukur jashtë sezonit, ose më keq, të keni ftohtë varet nga aksesorët e duhur, siç janë këpucët e bizhuteritë.
Si ti kombinojmë fustanet?
Dasma në dimër mbetet gjithmonë e vështirë për shkak të kohës me shi, por dhe të ftohtit. Nuseve iu duhet të bëjnë zgjedhjen e duhur për të qënë sa më rehat me fustanin e nusërisë por dhe për tu ndjerë si një princeshë në ditën e saj më të rëndësishme. Çdo vit ka prurje të reja të krijimeve për fustanin e nusërisë, disa prej tyre i ndan për pozitivi.org Frederika Muço.
Cila është zgjedhja e duhur për fustanet e nusërisë në sezonin e dimrit?
© 2022 – 2023, Pozitivi. All rights reserved.
