Doni të merrni patentën? Me një klik gjeni se ku mund ta mësoni testin e teorisë
28/03/2022 Shpërndaje

Doni të merrni patentën? Me një klik gjeni se ku mund ta mësoni testin e teorisë

Numri i makinave në përdorim është rritur vitet e fundit, çka do të thotë se edhe kërkesat për të marrë patenta janë më të larta.

Për të gjithë aplikantët që po mësojnë e po përgatiten për testin e teorisë për marrjen e lejes së drejtimit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor e mundëson përmes platformës online: https://lejedrejtimi.dpshtrr.al, simulimin e testit zyrtar të teorisë.

Kjo platformë ndihmon aplikantët të familjarizohen me testin zyrtar të teorisë për lejen e drejtimit, pasi kanë zhvilluar kursin përkatës në autoshkollë.

Gjithashtu, ushtrimi i vazhdueshëm përmes testeve në këtë platformë, rrit sigurinë dhe vetëbesimin e aplikantit, duke ia thjeshtuar procesin e duke u mbështetur në forcat e veta në ditën e testimit teorik.

Aplikantët shprehen se janë ndjerë emocionalisht më të përgatitur për ditën e testimit, pasi janë ushtruar në platformën e simulimit.

DPSHTRR nxit të gjithë aplikantët të ndjekin rigorozisht orët mësimore në autoshkollë, të mësojnë, të përgatiten e të praktikohen nga ana teorike e praktike, pasi marrja e lejes së drejtimit është përgjegjësi ndaj vetes e përdoruesve të tjerë të rrugës për të garantuar rrugë më të sigurta.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.