Arba Kokalari zgjidhet zëvendëspresidente e PE
Eurodeputetja e parë shqiptare, Arba Kokalari është zgjedhur zëvendëspresidente e Parlamentit Evropian, për grupin më të madh parlamentar të Partive Popullore (EPP).
Ka qenë vetë eurodeputetja e cila e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se do të jetë raportuesja përgjegjëse që do të udhëheqë punën e BE-së në Stamboll.
“Unë do të drejtoj punën në BE për të ndaluar dhunën ndaj grave! Unë jam emëruar zëvendëspresidente e Parlamentit Evropian për EPP, i cili është anëtari më i madh i Parlamentit Evropian. Në Komitet, unë do të jem raportuese e përgjegjshme dhe do të drejtoj punën e BE-së në Stamboll, që është një mbrojtje për ndalimin e dhunës ndaj grave.”,- shkruan Kokalari ndër të tjera në Facebook.
Ndërkaq edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Arba Kokalarin, për përzgjedhjen në këtë post duke shprehur se mburret kur shikon arritjet e të rinjve shqiptarë në botë.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
