Vogëlushja nga Durrësi befason jurinë dhe zyshën në konkursin e pianos me 4 duar
8-vjeçarja nga Durrësi Adea Xhili ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në konkursin “EPTA Duete Pianistike” të zhvilluar në ambientet e Akademisë së Arteve në Tiranë. Mes 151 konkurentëve nga qytete të ndryshme si Tirana, Shkodra etj, ka qenë edhe 8 vjeçarja nga Durrësi e cila edhe pse kishte bërë vetëm 6 muaj kurs arriti të klasifikohet e treta përballë dhjetëra nxënësve profesionistë.
Në këtë konkurs fëmijët duhet të luajnë në piano me 4 duar, duke mbajtur ritmin në të njëjtën kohë me shoqëruesin që në këtë rast është mësuesi dhe duke ndjekur muzikalitetin. Të gjthë konkurentët janë gjykuar nga një juri profesionistësh. Vogëlushja nga Durrësi e ka përfaqësuar qytetin mjaft mirë, sakaq arriti të befasojë mësuesen dhe jurinë me performancën e saj në këtë zhaner të vështirë siç është ajo e luajtjes duo (me 4 duar).
Pianistja e vogël, me vetëm 6 muaj kurs nën mbikëqyrjen e mësues Enisa Terniqi performoi pranë të gjithë të pranishmëve në këtë konkurs 3 pjesë: Christian Morris “ We wish you a merry Christmas” “We three kings of Orient are” dhe “Twinkle twinkle little star”. Në fund ajo rrëmbeu çmimin e 3.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.




