SHQIPTARËT MBLEDHIN RRIPIN EDHE PËR MAKINAT. NGA AUTOMJETET E MËDHA E MARKAT E NJOHURA, JANË KTHYER TEK MAKINAT E LIRA
Nëse ka një shpenzim ku shqiptarët nuk mendohen dy herë ta bëjnë, ajo është blerja e makinës. Kudo nëpër rrugë sheh makina luksoze të markave më të mira e viteve të fundit të prodhimit. Por me sa duket së fundmi, ky realitet ka ndryshuar. Pozitivi.org bisedoi me një Jetmir Hysën, zotërues i një pike ku tregtohen makina të reja dhe të përdorura. Ai tregon se shqiptarët kanë nisur të blejnë makina më ekonomike në mirembajtje dhe më ekonomike në cilësi e çmim.
Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria renditet ndër vendet me më pak makina në Bashkimin Evropian. Bazuar në shifrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor Shqipëria ka rreth 550 mijë mjete që qarkullojnë rregullisht. Mbi 73% e tyre janë me naftë.
Bazuar në të dhënat e Instat sipas vitit të prodhimit makinat e prodhuara gjatë viteve 2011-2019, zënë 7,4 % të totali, autoveturat e prodhuara gjatë viteve 2000-2010 zënë 64,4 % dhe makinat e prodhuara para vitit 2000, përbëjnë 28,2 %. Markat më të përdorura nga shqiptarët janë “Mercedez Benz” (19,1 %), “Volkswagen” (14,1 %), Ford (7,7 %) dhe Audi (7,1%).
Pra më shumë se gjysma e makinave që qarkullojnë në rrugët e vendit tonë janë nga 12 – 15 vite vjetërsi.
#makina #blej #instat #mercedes benz #ford #vokswagen #makina te perdorura
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
