93 vjeçari shqiptar është ekspert në kompjuter dhe përdorues i facebook
26/09/2019 Shpërndaje

93 vjeçari shqiptar është ekspert në kompjuter dhe përdorues i facebook

Teknologjia është një mjet që përdoret masivisht nga të gjitha grupmoshat kudo në botë. Në vendin tonë sipas statistikave përdoruesit më të shumtë në numër sa i përket teknologjisë dhe rrjeteve sociale rezulton te jenë grupmoshat e reja.

Ndonëse në vendet europiane përdorimi i teknologjisë nga grupmosha e 3 është diçka e zakonshme në vendin tonë nuk është kështu. Një rast i rrallë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe bëhet fjalë për 93 vjeçarin pejan, Ragip Rusta, një përdoues pasionant i internetit.

I moshuari jo vetëm që përdor internetin për të hulumtuar po ai gjithashtu ka edhe llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, platformë të cilën e përdor për komunikim dhe informim.

“Unë kompjuterin e përdori tash e 30 vite. Para luftës ma ka blerë djali kompjuterin, derisa pas luftës ma ka dhuru llap topin. Më është bërë shprehi përdorimi i tij. Nuk mundem pa kompjuter. Ka sende interesante shumë, sepse krejt historia njerëzore është këtu, nga të gjitha lëmitë që kërkon e gjenë këtu. Ka shumë njerëz që nuk e kanë provu mu aktivizu në internet”, ka theksuar Rusta.

Sipas tij, Facebook dhe hyrja në internet është diçka pa të cilën nuk mundesh t’i qëndrosh larg. “Ka njerëz që janë shumë më të rinj se unë dhe nuk janë aktiv nëpër rrjete sociale dhe as në përdorimin e internetit”, ka shtuar ai.

Njihuni me plakun e teknologjisë, Ragip Rusta, 93 vjeçari që përdorë kompjuterin, ka llogarinë e tij në Facebook dhe hulumton nëpër internet

Njihuni me plakun e teknologjisë, Ragip Rusta, 93 vjeçari që përdorë kompjuterin, ka llogarinë e tij në Facebook dhe hulumton nëpër internet, gjithashtu është lexues besnik dhe më i moshuari i Telegrafi.com 👌

Posted by Telegrafi.com on Friday, September 20, 2019

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.