
ROBLOX / E DËMSHME PËR FËMIJËT? APO INTERAKTIVE DHE E SHËNDETSHME? LOJA TASHMË E PËRHAPUR “FRIKSHËM” NË TIRANË. FLASIN ADOLESHENTËT DHE PRINDËRIT E TYRE
A është interesant Roblox?
Për këtë mund të pyesni ata 202 milionë përdorues aktivë në një muaj. Kjo ishte shifra zyrtare në Prill 2021. 43.2 milionë njerëz që e luajnë atë çdo ditë, dhe 67 % e tyre janë nën 16 vjeç.

ÇFARË E BËN ROBLOX KAQ TËRHEQËS?
Ndoshta fakti që në këtë lojë gjen gjithshka që mund të tërheqë një adoleshent, nga lufta (improvizime të luftës Rusi-Ukrainë), skenat e përgjakura e nuditeti.
Sa prindër ka që pyesin veten nëse fëmija i tyre është i varur nga Roblox. Sa prindër kanë parë fëmijët e tyre të lënë pas dore Legot ose Barbie (ose kukulla të tjera) pasi gjithë kohën ia ka zënë një lojë me emrin Roblox. Të gjitha lojat janë braktisur … për të luajtur Roblox. Nëse “rrinë urtë” … po luajnë Roblox.
Roblox duket si emri i një loje por në fakt është një platformë me miliona lojra dhe mënyra zhvillimi.
Këtë e sqarojnë në Podcast të pozitivi.org dy 12 vjeçarë. Njëri prej tyre (Danilo) ka marë rolin e intervistuesit ndërsa pyet mikun e tij (Matia) së bashku me të ëmën mboi varësinë nga Roblox.
A KA EDHE EFEKTE POZITIVE ROBLOX?
Mund t’ju duket e habitshme por ka një komunitet të tërë, mes të cilëve edhe psikologë e punonjës socialë që mbrojnë këtë teori. sipas tyre roblox është një lojë antistres, që nxit kuriozitetin dhe shpejtësinë e mendimit.
RREZIKU NGA PERMBAJTJET +18
Roblox është quajtur “loja më e njohur në botë për të cilën nuk keni dëgjuar kurrë”. Kjo platformë masive e lojërave online me shumë lojtarë kohët e fundit ka tejkaluar edhe numrat e përdoruesve të Minecraft dhe aktualisht ka mbi 43 milionë përdorues aktivë ditorë. Ndërsa platforma mund të duket si një shesh lojërash dixhitale e pafajshme për fëmijët, ekziston mundësia që të rinjtë të vijnë në kontakt me përmbajtje të papërshtatshme.
Për shembull në Roblox u krijua dhe u përhap me shpejtësi njëimprovizim lufte të përgjakshme mes Rusisë dhe Ukrainës. Gjithshka kishte ngjashmëri, nga emrat dhe format e qyteteve deri te unifnromat e ushtarëve.

Si mund të meret me mend kjo lojë ishte mjaft e përgjakshme.

Por nuk mjafton me kaq. Në Roblox gjen edhe skena nuditeti, apo me përmbajtje “me pullë të kuqe” të përshtatshme për moshën + 18 vjeç.

Këto materiale ekziston rreziku të keqpërdoren në rrjet pasi Roblox është një lojë ku luajnë të rritur e fëmijë pa shumë kufizime.


Më shumë se një lojë, roblox është një platforme. Kushdo mund të krijojë avatarin (lojtarin e vet virtual) dhe të bëhet pjesë e “botës 3 D” brenda lojës. Për tu dukur sa më interesant mund të blesh aksesorë e veshje me “Robux”(monedha virtuale e lojës). E sit ë mos mjaftonte rivaliteti I markave në jetën reale edhe brenda lojës janë vënë në garë markat globale për të shitur aksesorët e tyre, si Nike apo Gucci.
LOJA VIRTUALE PA KUFI
Kushdo mund të luajë luajë duke shkarkuar aplikacionin por mjaftojë pak aftësi teknologjie dhe përmes Roblox Studio lojtarët mund përmes kodimit mund të krijojnë një botë të gjithën nga fillimi. Lojrarët komunikojnë e njër tjetrin dhe … nisin përvojat që askush sí kontrollon dot më. Në këtë moment patjetër fëmijët duhet të mbikqyren nga prindërit.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.