Djali bën papjone për qentë që t’i ndihmojë të adoptohen
11/09/2019 Shpërndaje

Djali bën papjone për qentë që t’i ndihmojë të adoptohen

Takoni Darius Brown, është djali 12-vjeçar, i cili dizenjon papjone për të ndihmuar kafshët shtëpiake të birësohen.

Broën, nga Newark, New Jersey, beson se papjonet i ndihmojnë kafshët të marrin më shumë vëmendje nga familjet.

“Ndihmon qenin të bjerë në sy, të jetë më shumë tërheqës”, i tha ai TODAY. “Kjo i ndihmon ata të gjejnë një shtëpi përgjithmonë, dhe të jenë të dashur”.

Pasioni i Darit për kollaret nisi në një moshë shumë të vogël. Në moshën 2 vjeçare, ai u diagnostikua me vonesë në të folur, vonesë të të kuptuarit dhe vonesa të aftësive motorike. Nëna dhe motra e tij ndjenin nevojën për të inkurajuar një ndjenjë kreativiteti për vogëlushin për të ndihmuar në zhvillimin e tij. 

Darius pati një përparim të madh kur motra e tij filloi të bënte shirita flokësh për vajzat e vogla.

“Nëna ime dhe unë dolëm me idenë se nëse ai do të na ndihmonte me gjëra të tilla si përgatitjen e shiritit ose prerjen e saj, dhe qepjen e rrobave së bashku, kjo do ta ndihmonte. Dhe kjo funksionoi”, tha motra e tij.

Përfundimisht, Dari filloi të bënte papjone dhe t’i vendosë çdo ditë. Njerëzit filluan ta pyesin se ku mund ta blinin një, kështu që ai filloi Beaux & Paës për të bërë papjone për njerëzit dhe kafshët e tyre shtëpiake.

Ndërsa dashuria e tij për kafshët u rrit, ai filloi të dhuronte shumë papjone në strehëzat e kafshëve. Ai gjithashtu dhuron një pjesë të çdo shitje ASPCA. Darius ka fituar çmime të shumta për përpjekjet e tij për të ndihmuar kafshët shtëpiake dhe madje ka marrë një letër personale edhe nga Barack Obama.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.