Zhvillimet pozitive në rang global, nga tetori deri në dhjetor 2017
03/01/2018 Shpërndaje

Zhvillimet pozitive në rang global, nga tetori deri në dhjetor 2017

Nga trazirat politike tek ato humanitare, tre muajt e fundit të vitit 2017 kanë parë shumë sfida. Por prapa krizave fshihen dhe ngjarje frymëzuese të progresit në rang global. Më poshtë janë renditur disa nga zhvillimet pozitive historike, që i shërbejnë shoqërisë të progresojë në 2018 dhe më tej.

  1. Kombet e bashkuara ndaluan peshkimin komercial në Oqeanin Arktik

BE dhe nëntë vende duke përfshirë SHBA, Rusinë, Kinën dhe Korenë e Jugut arritën një marrëveshje për kufijtë e Arktikut me peshkatarët në16 vitet e ardhshme. Pakti, i shpallur në nëntor, do t’u japë shkencëtarëve më shumë kohë për të kuptuar ekologjinë detare të rajonit dhe ndikimet e mundshme të ndryshimeve klimatike në përhapjen e peshkimit.

  1. Franca ndaloi nxjerrjen e naftës në të gjitha territoret e saj

Parlamentarët francezë miratuan një ligj në dhjetor, për të ndaluar nxjerrjen e lëndëve djegëse fosile. Presidenti Macron thotë se dëshiron që Franca të udhëheqë botën me kalimin në burimet e ripërtëritshme.

  1. Vaksina e fruthit u zbulua dhe shpëtoi miliona jetë

Në tetor, kërkime të reja nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve treguan se vaksina kundër fruthëve shpëtoi 20.4 milion jetë në mes të viteve 2000 dhe 2016, thuhet në një raport të publikuar në 2017.

  1. Më shumë vende ndaluan përdorimin e kafshëve të egra në cirk

Në nëntor, qeveria indiane ndaloi zyrtarisht përdorimin e të gjitha kafshëve të egra në shfaqjet e cirkut. Një muaj më vonë, parlamenti italian bëri të njëjtën gjë. Tani, 40 vende e kanë ndaluar një gjë të tillë.

  1. Vdekjet globale nga tuberkulozi kanë rënë

Në nëntor, OBSH njoftoi se vdekjet globale nga tuberkulozi kanë rënë me 37 përqind që nga viti 2000. Kjo do të thotë se rreth 53 milion njerëz jetë janë shpëtuar.

  1. Miliona njerëz të tjerë kanë qasje në energji elektrike

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë njoftoi në tetor se afro 1.2 miliardë njerëz në mbarë botën kanë fituar qasje në energji elektrike në 16 vitet e fundit.

  1. Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja udhëheqën një aleancë globale kundër qymyrit

Në nëntor, një aleancë e re globale me më shumë se 20 vende, përfshirë Britaninë e Madhe, Francën, Meksikën, Kanadanë dhe Finlandën, u zotuan t’i jepnin fund shfrytëzimit të qymyrit para vitit 2030.

  1. Australia legalizoi martesën brenda të njëjtit seks

Martesa e të njëjtit seks do të bëhet e ligjshme në Australi pasi një projektligj historik u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve në dhjetor. Një shumicë dërrmuese e deputetëve votuan për të ndryshuar Aktin e Martesës, tetë ditë pas një rezolute të ngjashme vendimtare në Senatin e vendit.

  1. Vdekjet globale nga terrorizmi kanë rënë nga kulmi që ishte në 2014

Vdekjet globale nga terrorizmi ranë me 22 për qind nga kulmi i tyre në 2014, për shkak të rënies së ndjeshme në katër nga pesë vendet më të prekura: Sirinë, Pakistanin, Afganistanin dhe Nigerinë. Njoftimi u bë në Indeksin Global i Terrorizmit 2017, në dhjetor.

  1. Një nga gratë më të pasura të Kinës shpalli një donacion prej 2 miliard dollarë për ruajtjen e kafshëve të egra
  2. Meksika njoftoi se do të krijojë një rezervë të madhe të oqeanit

Në nëntor, qeveria e Meksikës njoftoi krijimin e një rezervari të oqeanit prej 148,000 km katrore. ‘Galapagos i Amerikës së Veriut’ është vendosur për të ndihmuar në mbrojtjen e qindra llojeve, duke përfshirë rrezet, balenat e kurrizit, breshkat e detit, lizards dhe shpendët migratorë

  1. Bie punësimi i fëmijëve në rang global

Një raport i publikuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës në tetor tregoi se puna globale e fëmijëve ka rënë ndjeshëm. Ka pasur 98 milionë më pak djem dhe vajza që janë shfrytëzuar në vitin 2016 sesa në vitin 2000, vlerëson raporti.

  1. Gratë në Arabinë Saudite morën të drejtën për të drejtuar makinën

Gratë në Arabinë Saudite tani lejohen ligjërisht për të ngarë makinën.

  1. Autoritetet në Oksford njoftuan planin për reduktimin e ndotjes së ajrit

Në tetor, këshillat e qytetit dhe të qarkut në Oksford paraqitën propozime të përbashkëta për të futur një Zero Emision Zone në qendër të qytetit të Oksfordit. Ata thonë se do të ishte e para e këtij lloji në botë dhe mund të çojë në reduktime “historike” në ndotjen e ajrit.

  1. FA e Norvegjisë pranoi një marrëveshje për të paguar njësoj lojtarët meshkuj dhe femra

Shoqata Norvegjeze e Futbollit dhe lojtarët ndërkombëtarë të vendit ranë dakord për një marrëveshje të re në tetor për të paguar lojtarët meshkuj dhe femra njësoj. Sipas marrëveshjes, lojtarët në ekipin e meshkujve do të japin një kontribut financiar për ekipin e femrave në mënyrë që të kapërcejnë pabarazinë në të ardhura.

  1. Është lëshuar një platformë digjitale për të ndihmuar njerëzit e pastrehë në profesione të reja

Platforma digjitale Beam, e nisur në tetor nga sipërmarrësi Alex Stephany, synon të ndihmojë njerëzit e pastrehë duke ofruar për ta zgjidhje afatgjatë.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.