Dritat “magjike”që ndriçojnë 20 vjet
25/01/2023 Shpërndaje

Dritat “magjike”që ndriçojnë 20 vjet

Ndriçimi i rrugëve është një element i rëndësishëm për sigurinë në infrastrukturë por edhe për imazhin që krijon në rrugët e një qyteti.

Disa prej avantazheve të një ndriçimi rrugor LED janë se:

  • Drita shpërndahet më saktë dhe më e përqendruar duke e drejtuar vetëm në rrugë dhe trotuar aty ku është e nevojshme.
  • Zgjasin më shumë dhe kanë më pak gjasat e defekteve. Ai gjithashtu është 100 % i riciklueshëm dhe ka më pak harxhim energjie.  Nëqoftëse e mendojmë se ndriçimi do të mbahet i ndezur 8 orë të ditës dhe nëqoftëse me një llampë inkandeshente do ta kishe jetëgjatësinë 5 vjet, me një llampë LED është 20 vjet. Kostoja fillestare është më e lartë, por jetëgjatësia më e madhe. 
  • Janë më shumë më efikas në energji dhe të reduktojnë konsumin e energjisë. Kostot e energjisë dhe të mirëmbajtjes janë ulur ndjeshëm me përdorimin e dritave LED sepse ato kanë një jetëgjatësi deri në 100,000 orë.
  • Ato janë më miqësore me mjedisin sepse LED nuk përmbajnë substanca të rrezikshme të pranishme në dritat e vjetra. Ndriçimi LED sipas ekspertëve nuk emeton “mërkur” siç ndodh me ndriçimin e llampave të zakonshme, ç`ka e bën atë më të mirë për shëndetin, mjedisin.

Ornela Musta, Përgjegjëse pranë Drejtorisë së Përgjithëshme të Rrugëve & Ndriçimit Publik, Bashkia Tiranë sqaron se “Jemi munduar që ta nisim me rrugët kryesore, të fillonim me rrugë të mëdha, me rrugë kryesore, pjesa e qendrës, unaza e vogël, unaza e mesme, e cila është akoma në proces për tu bërë. Rrugët hyrëse të Tiranës që kanë impakt të lartë dhe janë dhe rrugë të mëdha”.

Nisur nga këto avantazhe edhe Tirana e ka përfshirë në listën e investimeve të ndërmarra në fushën e politikave mjedisore.

Statistikat tregojnë se në vitin 2015, vetëm 35 % e Tiranës kishte ndriçim public, ndërsa sot 88 % ka ndriçim publik, ku mes kësaj shifre 15 % është shndërruar në ndiriçim LED. Ky i fundit ka qenë prioritet për shkak se ndriçimi LED është miqësor me mjedisin dhe ka një kosto mirëmbajtje më të ulët.

Investimi fillestar ka qenë në rrugët kryesore, pjesa e qendrës, unaza e vogël, unaza e mesme, e cila është akoma në proces. Rrugët hyrëse të Tiranës gjithashtu janë pajisur me këtë ndriçim me qëllim impaktin e lartë si rrugë të mëdha.

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.