Titaniku po zhduket: Ja si dhe pse deti është duke ngrënë rrënojat
Titaniku po konsumohet ngadalë, duke u zhdukur në humnerë. Disa imazhe dhe video mbresëlënëse 4K, të mbledhura 14 vjet pas eksplorimit të fundit nga Atlantic Production në bashkëpunim me një ekip ekspertësh, tregojnë shenja të qarta të përkeqësimit, të cilat mund të çojnë në shpërbërjen e plotë të rrënojave.
Anija, e fundosur pas përplasjes me një ajsberg më 14 prill 1912, aktualisht është e vendosur në thellësinë 3.800 metra në Atlantik. Historia e tij, e cila frymëzoi një filmografi të gjerë, është histori e anijes ndoshta më tragjike që ka ndodhur ndonjëherë në sferën civile (1518 nga 2223 personat në bord, përfshirë 900 burrat e ekuipazhit, humbën jetën).
Dhe pas 107 vjetësh edhe ajo që mbetet nga katastrofa e madhe po zhduket. Gjatë pesë zhytjeve në skuba, një ekip ndërkombëtar i eksploruesve në fakt inspektoi anijen e mbytur, duke treguar se ndërsa disa pjesë të rrënojave ishin akoma në gjendje të mirë, të tjerët humbën në mënyrë të pakthyeshme.
“Vaska e kapitenit, një imazh që është vlerësuar veçanërisht nga entuziastët e Titanikut, nuk është më atje […] – shpjegon historiani Parks Stephenson – E gjithë dekka (pjesa e ngritur mbi kuvertë për të rritur lartësinë në kabinë) në atë anë po shembet, duke marrë me vete edhe dhomat e bordeve. Dhe ky përkeqësim do të vazhdojë të përparojë”.
E gjitha që mbetet është të shikosh imazhe dhe video, dhe të presësh dokumentarin tjetër që do të bëhet me këtë material.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
