Pozitivi
  • Pozitivi
  • Politika Pozitive
  • Ekskluzive
  • Histori Suksesi
  • Vlen të dihet
  • Lajme
    • Art & Kulturë
    • Botë
    • Koha e Lirë
    • Lajmet e Ditës
    • Pakategorizuar
    • Rekomandim i Redaksisë
    • Turizëm
    • Blog Page
  • VIDEO
  • GREEN
    • Shkrime
    • Foto Story
    • Video
  • Rreth Nesh
SHKËLQIMI I BASTEVE ILEGALE ONLINE. RRËFIMI I “SEKSERIT” TË BASTEVE: SI BASHKËPUNOJMË ME POLICINË!
30/09/2022 Shpërndaje
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest

SHKËLQIMI I BASTEVE ILEGALE ONLINE. RRËFIMI I “SEKSERIT” TË BASTEVE: SI BASHKËPUNOJMË ME POLICINË!

Propozimi për rihapjen e basteve online

Në një mënyrë të beftë, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar hodhi pak ditë më parë në tregun mediatik propozimin për rihapjen e basteve, por këtë here online. Një sërë drejtorësh të institucioneve që po luftojnë prej 4 vitesh këtë aktivitet ilegal, u rreshtuan në një konfernecë nga ku kërkuan hapjen e basteve online me ligj.

Për ndonjë syresh (AKEP), kjo duhej bërë se kishin të pamundur nga ana teknike të kontrollonin ilegalitetin, disa të tjerë e propoganduan këtë formë si mënyrën më të mirë për të vjelë të ardhura për investimet në sport. Propozimi duket se ka edhe bekimin e kryeministrit Edi Rama, që ishte edhe iniciatori i mbylljes së pikave fizike të basteve.

Fundi i marrëzisë që nuk mori kurrë fund!

Nga 1 janari i 2019 iu vu dryni çdo pike basti në Shqipëri. Sipas kryeministrit Edi Rama, ato ishin rrënuese të ekonomive familjare dhe po shkatërronin shumë çifte të reja. Po a kanë vërtet 4 vite shqiptarët që nuk luajnë në baste paratë e tyre? Pozitivi.org iu sjell rrëfimin e këtij personazhi, që luan rolin e ndërmjetësit mes atyre që luajnë dhe pronarit që ka llogarinë online.

Ai tregon se si humbasin paratë e tyre shqiptarët në një industri që është krijuar për të marrë e jo për të dhënë lekë. Skema është shumë e thjeshtë. Ajo ka 3 hallka; pronarin që xhiron paratë, ndërmjetësin që hyn në account pra në llogarinë online dhe lehtëson vënien e basteve si edhe lojtarin që hedh paratë. Në këto faqe bastesh online, ndërmjetësit hyjnë dhe luajnë paratë që u japin klientët. Ato kanë kategori të ndryshme, mes tyre edhe live scores, pra rezultatet live. Aty mund të shohësh në kohë reale nëse po fiton apo humbet paratë e tua.

Po shteti ku është?

E gjithë kjo veprimtari ilegale, zhvillohet jo vetëm me dijeninë e institucioneve që nuk duhet ta lejojnë, por në disa raste edhe me ndihmën e tyre. Për pozitivi.org Pëllumb Molla, drejtor i drejtorisë së krimit ekonomik në policinë e shtetit, deklaron se në total janë mbyllur 6.000 links që zhvillon këtë aktivitet të paligjshëm, por ato rihapen sërish. Policia i ka të identifikuara një pjesë të rasteve, por personat e përfshirë ndryshojnë domain dhe e rihapin sërish faqen.


Sipas rrëfimit të personazhit tonë që luan rolin e ndërmjetësit të basteve ilegale online, një pjesë e efektivëve të policisë janë bashkëpunëtorë të tyre.


Pozitivi.org iu sjell historinë e këtij të riu që punon si ndërmjetës mes pronarëve të basteve të paligjshme online dhe personave që vënë baste.

#livesscores #edirama #futboll24.com #bet365 #account #sport #janar #lek

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.

Tags account, bet365, edirama, futboll24.com, janar, lek, livesscores, sport

Artikuj të Ngjashëm

Tirana dhe jeta e natës, pse Shqipëria duhet të jetë në listën tuaj të udhëtimeve

Tirana dhe jeta e natës, pse Shqipëria duhet të jetë në listën tuaj të udhëtimeve

Aksioni i ri i Nike thyen pengesat dhe sfidon stereotipet

Aksioni i ri i Nike thyen pengesat dhe sfidon stereotipet

I moshuari feston ditëlindjen e 98-të në palestër

I moshuari feston ditëlindjen e 98-të në palestër

[WP-Coder id="1"]

fact Check Pozitiv

Biçikleta dhe monopatinat: A kanë një Kod Rrugor më vete?
Vlen të dihet

Biçikleta dhe monopatinat: A kanë një Kod Rrugor më vete?

Lajme Te Tjera

06
Tet 10:02
Zgjodhe degën e universitetit? Ja çfarë mund t’i bëjë AI profesionit tënd
Vlen të dihet
Zgjodhe degën e universitetit? Ja çfarë mund t’i bëjë AI profesionit tënd
05
Tet 15:21
Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027: nga pagesa njëherë, në mbështetje mujore deri në 5 vjeç
Vlen të dihet
Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027: nga pagesa njëherë, në mbështetje mujore deri në 5 vjeç
02
Tet 12:26
Biçikleta dhe monopatinat: A kanë një Kod Rrugor më vete?
Fact Check Pozitiv
Biçikleta dhe monopatinat: A kanë një Kod Rrugor më vete?
22
Sht 13:12
Kush kontrollon kë në Shqipëri? A mund të arrestojnë Policia, SPAK dhe SHISH njëri-tjetrin?
KRYESORE
Kush kontrollon kë në Shqipëri? A mund të arrestojnë Policia, SPAK dhe SHISH njëri-tjetrin?
21
Sht 12:01
Djepi tradicional dhe foshnja në spital: çfarë thotë mjekësia për përfitimet, rreziqet dhe gjumin e sigurt?
Shëndetësi
Djepi tradicional dhe foshnja në spital: çfarë thotë mjekësia për përfitimet, rreziqet dhe gjumin e sigurt?
15
Sht 14:36
Iku 6 vjeçe nga Kosova, sot merr vendime për Göteborgun: Historia e Blerta Hotit
KRYESORE
Iku 6 vjeçe nga Kosova, sot merr vendime për Göteborgun: Historia e Blerta Hotit
15
Sht 13:38
Nafta 229 lekë: Pse për shqiptarin kushton më shumë se sa duket
Rekomandim i Redaksisë
Nafta 229 lekë: Pse për shqiptarin kushton më shumë se sa duket
28
Kor 14:58
DORACAK I GAZETARISË HULUMTUESE MJEDISORE
GREEN
DORACAK I GAZETARISË HULUMTUESE MJEDISORE

Të Rinjtë

Zgjodhe degën e universitetit? Ja çfarë mund t’i bëjë AI profesionit tënd
KRYESORE

Zgjodhe degën e universitetit? Ja çfarë mund t’i bëjë AI profesionit tënd

Lidhje të Jashtme

Media Koncept

ONE STOP TOURIST / TIRANA

One Stop Shop Tirana

Durrës/ Një guidë për Shqipërinë turistike

Durrës/ Një guidë për Shqipërinë turistike
Kthehu në Fillim

Rreth Nesh

Pozitivi.org është një website i ndërtuar nga një ekip gazetarësh profesionistë, të grupuar nga studio Media Koncept sh.p.k

Misioni

Pozitivi.org është një website që ka marrë përsipër një detyrë ambicioze:
Të informojë, edukojë e argëtojë por duke shmangur ngarkesat false negative që janë kthyer në trend në mediat aktuale për shkak të presionit të klikimeve.

Kontakt

Mund të kontaktoni në ketë adresa:
Email: redaksia.pozitivi@gmail.com
Facebook: pozitivi.org
Instagram: Pozitivi_org

Close Window

Duke u ngarkuar. Ju lutem prisni!

Mund të duhen disa sekonda. Duke u ngarkuar. Ju lutem prisni!