Viktor Zhusti vlerësohet si aktori më i mirë mes artistëve të 78 vendeve të botës
09/10/2019 Shpërndaje

Viktor Zhusti vlerësohet si aktori më i mirë mes artistëve të 78 vendeve të botës

Artisti i njohur shqiptar Viktor Zhusti është vlerësuar në Festivalin e Filmit në Irak si Aktori më i Mirë.

Festivali u mbajt në Slemani dhe në të morën pjesë 154 lma përfaqësues të 78 vende të ndryshjme të botës. Mes tyre ka qenë Zhusti ai që është vlerësuar me çmimin aktori më i mirë.

Vendi ynë u përfaqësua me filmin “Delegacioni”. Ky ishte edicioni i katërt i “Slemani International Film Festival”.

Zhusti ka luajtur shumë role dhe përpara viteve ’90, kur lulëzonte veprimtaria në Kinostudio Shqipëria e Re, ishte një nga aktorët më të kërkuar. Galeria e roleve të Viktor Zhustit është e pasur. Disa prej filmave ku ai ka luajtur, mund të përmendim telekomedinë “Shi në Plazh”, ku luan rolin e Alber-it, një nga komeditë më të bukura shqiptare, pwr të vijuar me filmin “nëntori i dytë”, ku luan rolin e Pandeli Sotirit, “Taulanti kërkon një motër”, rolin e babait, Pirros.

Një tjetër rol babai, tek “Kur xhirohej një film”, për të vazhduar me rolin e Llano Bletës tek “Dhe vjen një ditë”, “Malet me blerim mbuluar”, etj. Roli i doktorit në skenën e teatrit Kombëtar me Te gjithë kanë huqe e kthen atë pas gati 20 vjetesh sërish në vëmendjen e publikut. Dëshiron të rikthehet sërish, por këtë herë me një projekt të vetin në teatër.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.