Veterani 101-vjeçar udhëton 1.500 milje për të komanduar nipin si oficer të Forcave Ajrore
05/06/2019 Shpërndaje

Veterani 101-vjeçar udhëton 1.500 milje për të komanduar nipin si oficer të Forcave Ajrore

Më shumë se 70 vjet pasi shërbeu në Luftën e Dytë Botërore si një bombardues dhe pilot për Forcat Ajrore të Ushtrisë, Walter Kloç udhëtoi rreth 1.500 milje për të marrë pjesë në diplomimin e nipit të tij Joseph, nga Akademia e Forcave Ajrore.

Por plaku Kloç nuk ishte vetëm për të parë diplomimin e 2019 ku bente pjese edhe nipi i tij. 101-vjeçari shkoi për të komanduar nipin e tij si oficer të Forcave Ajrore.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ai fluturoi gjithë rrugës nga Amherst, Nju Jork, i shoqëruar nga djali i tij dhe babai i Jozefit, William.

Akademia e Forcave Ajrore tha në Facebook se turma i dha veteranit të Luftës së Dytë Botërore duartrokitje të gjata në këtë ceremoni, duke shtuar se “të gjithëve në  këtë ceremoni  u ishte bërë dhuratë një kujtim që nuk do ta harrojnë kurrë”.

Në Facebook, Joseph Kloc e quajti ngjarjen “dita më e mirë e jetës sime”.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.