Të rinjtë me probleme “Adovokojnë vetë”
22/07/2022 Shpërndaje

Të rinjtë me probleme “Adovokojnë vetë”

Nga statistikat e marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, numri i fëmijëve të diagnostikuar me çrregullime të ndryshme neurozhvillimore, ka rritje nga viti në vit.

Institucionet e shëndetit mendor si shtetërore ashtu edhe private, shprehin rëndësine e vlerësimit dhe diagnostikimit të hershëm të problematikave zhvillimore tek fëmijët. Rëndësia e aktiviteteve edukative, zhvillimore, sportive e kulturore për këta fëmijë është thelbësore. Pikërisht ky ka qenë edhe synimi I qendrës Tiss, e cila ka zhvilluar një aktivitet të titulluar “Ne advokojmë vetë”.

E mbështetur edhe nga Lëviz Albania, aktiviteti kishte në fokus fuqizimin e të rinjve me nevoja të veçanta për të njohur më mirë institucionet vendore, legjislative, për tu njohur me të drejtat e tyre dhe për tu trajnuar në mënyrë të tillë që të jenë vetë të rinjtë që të kërkojnë të drejtat e tyre dhe nevojat prane ketyre institucioneve. Për drejtoreshën e qendrës Tiss, znj.

Anisa Dizdari, nëpërmjet aktiviteteve të tilla, ku fëmijët dhe të rinjtë me nevoja të veçanta angazhohen në lojra dhe komunikim me njëri-tjetrin, arrihet të mbushen edhe boshlleqet për të cilat ankohen prindërit, si lehtësira nga shteti për arsismimin e tyre në gjimnaz, mungesa e mësuesve mbështetës, apo përshirja e tyre në
aktivitete sociale.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.