Shqipëria, shifra të larta të vdekshmërisë mbi kancerin e qafës së mitrës!
10/11/2020 Shpërndaje

Shqipëria, shifra të larta të vdekshmërisë mbi kancerin e qafës së mitrës!

Kanceri i qafës së mitrës bën që çdo vit në Shqipëri, të humbin jetën 2 mijë deri në 3 mijë femra të shëndetshme! Shifrat shqetësuese vijnë të publikuara në raportin e UNFPA Albania, lidhur me kancerin e dytë më të shpeshtë mes grave në moshën riprodhuese nga 15 deri 49 vjeç, pas atij të gjirit.

Sipas të dhënave zyrtare kombëtare, niveli mesatar i vdekshmërisë së kancerit të qafës së mitrës ka ndryshuar ndër vite, kryesisht prej viteve 2015-2017.Ky raport i vdekshmërisë është 32 %. Edhe pse konsiderohet një incidencë e ulët krahasuar me vendet e Evropës Juglindore, shifra është shumë më e lartë se vendet e Mesdheut Lindor.

Kanceri i qafës së mitrës mendohet se i ka kushtuar shoqërisë shqiptarë rreth 6 milion dollar amerikanë në vit dhe kjo për shkak të humbjes së produktivitetit dhe kostove të lidhura me sistemin shëndetësor.

Pse ka rritje në vitet e fundit?!

Shifrat në rritje kanë disa faktorë. Kanceri i qafës së mitrës është mbi të gjitha një problem i shëndetit publik në vend. Prirjet e lidhura me sjelljen seksuale në Shqipëri, flasin për një rritje të mundshme të këtij kanceri në mungesë të strategjive parandaluese. Ky kancer ka një potencial të madh për parandalim, me ndërhyrjet shëndetësore që pritet të rezultojnë në përfitimin e një numri vitesh të shëndetshme të jetës.

 Para vitit 2010, ndërhyrjet në fushën e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës nuk ishin sistematike ose të qëndrueshme. Gjatë dekadës së fundit, përpjekjet filluan të koordinohen më mirë dhe të integrohen në politikat kombëtare te shëndetit.

 Stategjia e re e qeverisë & problematikat!

Qeveria shqiptare ka krijuar programin e parë kombëtar të organizuar për depistimin e kancerit te qafës së mitrës. Programi fillestar synonte gratë 40-50 vjeç. Synimi ishte tu sigurojmë të gjitha grave në këtë grupmoshë teste të ekzaminimit për “Hr-HPV”, si pjesë e ekzaminimeve rutine të ofruara në qendrat e kujdesit shëndetësor parësor. Por, ky depistim nuk mund të jetë forma e vetme e trajtimit të kësaj problematike. Në botë, ekziston një vaksinë efektive kundër HPV (virusi shkaktar kryesor për kancerin e qafës së mitrës) dhe administrimi i saj tek vajzat e moshës para pubertetit është i rëndësishëm. Kjo vaksinë në Shqipëri, nuk është pjesë që aplikohet në kalendarit kombëtar të vaksinave.

 Ndaj është vërtetuar se për të arritur me sukses eliminimin e kancerit të qafës së mitrës, brenda kohës sa më të shkurtër dhe me ndikim maksimal, duhet të aplikohet një kombinim i vaksinimit intensive dhe depistimit në shkallë te gjerë.

© 2020, Pozitivi. All rights reserved.