Veshjet perfekte për natën e Vitit të Ri
28/12/2022 Shpërndaje

Veshjet perfekte për natën e Vitit të Ri

Kanë mbetur dhe shumë pak ditë nga nata e ndërrimit të viteve, kanë filluar pikëpyetja për zonjat dhe zonjushat se çfarë të veshin atë mbrëmje. Vitrinat e dyqaneve, por edhe blogeret e njohura  kanë nisur që në profilet e tyre në rrjetet sociale të reklamojnë disa prej veshjeve që mund t’i vishni natën e Vitit të Ri. Disa nga ngjyrat më të preferuara kanë rezultuar të jenë: jeshile, e kuqe dhe e bardhë, duke qenë se këto nuanca lidhen dhe me festat e dhjetorit e pemën e Vitit të Ri. Stilstja e nohur Katerina Zoto ka sjellë koleksionin e di të dedikuar festive të fundvitit të quajtur “Vigjilje”. Për pozitivi.org sjell sugjerimet për të gjitha ato që akoma nuk kanë vendosur se si cfarë do veshin natën e vitit të ri.

Disa nga ngjyrat më të preferuara kanë rezultuar të jenë: jeshile, e kuqe dhe e bardhë, duke qenë se këto nuanca lidhen dhe me festat e dhjetorit e pemën e Vitit të Ri. Por këtë vit mund të shtojmë dhe elemente të tjera që i përshtaten shumë mirë ditëve festive.

Nata e ndërrimit të vitit është koha perfekte për të shkëlqyer. Tendencat e bukurisë së Vitit të Ri fokusohen tek efekti “ shkëlqim ”, nga make-up-i deri tek dukja e flokëve . Lëkura e fytyrës shkëlqen me reflektime të ylberta, shikimi bëhet intensiv dhe i shkëlqyeshëm, buzët të kuqe dhe shkëlqyese. Katerina Zoto thekson që vajzat dhe gratë duhet të guxojnë për pamjen e tyre në look-un e festave.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.