Trendi i shitjeve në Real State
26/10/2022 Shpërndaje

Trendi i shitjeve në Real State

Në ditët e sotme, çmimet e qirave janë rritur dukshem për shkak të shumë faktorëve. Zonat sa më afër qendres dhe zonat më të populluara kanë qiranë më të lartë ku mesatarisht një apartament 1+1 jepet me qira 350 euro – 400 euro. Kërkesat e larta për apartament me qira kanë bërë që pronarët të rrisin çmimin. Ndërsa pritet që dhe në vazhdim të ketë një rritje të tregut në Real State. Për pozitivi.org konsulentja imobiliare, Romina Elezi flet për rritjen që po ndodh në tregun e shitjes në Real State dhe faktorët që po ndikojnë. “Nisur nga shumë faktorë, qoftë të brendshëm apo edhe të jashtëm, tregu i qirave ka pësuar një rritje eksponenciale. Sot një apartament 1+1 në kryeqytet varion mesatarisht nga 250 euro deri ne 400 euro e ndërsa një apartament me i madh ka nje çmim diku tek 50-100 euro me shumë në varësi edhe të zones. Arsyeja e rritjes së qirave në kryeqytet patjetër është edhe rritja e çmimeve, ndikimi i faktoreve të jashtëm në ekonomi si dhe kërkesa mjaft e lartë e cila i bën pronarët të arrijnë.

Kërkesat në Real State sa vijnë dhe rriten nga viti në vit. Por dyndja e kërkesave janë me shumë gjatë periudhës së fillimit të universiteteve. Sipas konsulentes jo të gjithë marrin shërbim pasi pronarët përzgjedhin klientët duke preferuar më shumë familjarët, dhe në këtë mënyrë rrisin edhe pak çmimin e pronës. “Kërkesa për apartamente është shumë e madhe, sidomos në sezonin e fillimit të vitit të ri universitar ku një pjesë e madhe e studentëve që vijnë për të studiuar në Tiranë, fillojnë të kërkojnë një apartament me qira. Për shkak të kërkesës së lartë dhe ofertës më të ulët ka edhe një rritje të çmimeve siç e thame me sipër, si dhe një përzgjedhje më e kujdesshme e pronarëve ndaj klientëve që ata u besojnë pronen e tyre”.

Po cila është tendenca e shitjeve në Real State dhe e ndërtimeve të reja?

Numri i lartë i blerësve kanë bërë që ndërtimet e reja të shtohen vrullshem në treg. Romina Elezi thotë që shtimi i numrit të ndërtimeve rrit tregun në Real State. “Sot më shumë se kurrë po ndërtohet në kryeqytet. Kjo patjetër sjell zhvillim në të gjitha aspektet, si në investimet e reja, si në kompanite imobiliare, si në cilësinë e ndërtimeve dhe në shumë pika të tjera të cilat përfshijnë fushën e pasurive të paluajtshme. Trendi i ndërtimeve të reja, aq sa inovator dhe cilësor aq edhe po shkakton një rritje të çmimeve për metër katror në treg për shkak të konfuzitetit që ka shkaktuar në çmimet e pronave ekzistuese me ato të reja, gjë që e bën edhe më të vështirë orientimin e blerësave”.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.