Vaksinat anti COVID dhe problemet kardiake
09/05/2022 Shpërndaje

Vaksinat anti COVID dhe problemet kardiake

Të dhënat e një studimi të fundit në Izrael, thonë se është vërtetuar lidhja mes marrjes së vaksinave anti COVID dhe problemeve kardiake në popullsinë nën 40 vjeç.

 “Shtim i eventeve kardiovaskulare emergjente në popullsinë nën moshën 40 vjec në Izrael pas marrjes së vaksinës dhe valës së tretë të infektimeve me Covid.” Është ky titulli i një studimi retrospektiv i publikuar së fundmi në “Scientific Reports”, nga i cili del se në harkun kohor që nga janari e deri në maj të 2021-shit, telefonat në shërbimin mjekësor të urgjencës në Izrael për arrest kardiak dhe për sindromën koronike akute janë rritur me 25% në krahasim me të njëjtën periudhë në 2019-ën dhe 2020-ën. Studimi – kryer me objektivin për të vlerësuar lidhjen mes numrit të kërkesave për ndihmë në urgjencë dhe vaksinimin e infektimin me Covid – tregon qartë se numri i telefonatave të përjavshme lidhet në mënyrë domethënëse me marrjen e dozës së parë dhe të dytë të vaksinës; dhe jo me infektimin nga Covid.

Periudha në të cilën është regjistruar rritja e rasteve me probleme kardiake në këtë fashë moshe është ajo kur Izraeli po aplikonte dozën e parë dhe të dytë të vaksinës dhe përballej me valën e tretë të pandemisë

Një zbulim domethënës meqënëse dyshimet për këtë cështje janë të shumta. Nga njëra anë deri tani këto probleme kardiovaskulare identifikoheshin si pasoja të infektimit me Covid. Ndërsa aktualisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Europa lidhin efekte të tilla anësore kardiovaskulare me një seri vaksinash anti Covid që janë ende në përdorim.

Periudha në të cilën është regjistruar rritja e rasteve me probleme kardiake në këtë fashë moshe është ajo kur Izraeli po aplikonte dozën e parë dhe të dytë të vaksinës dhe përballej me valën e tretë të pandemisë. Por njëkohësisht kishte nisur dhe vala e tretë e pandemisë.

Prandaj, vaksinat kundër Covid mund të përfaqësojnë shkakun e kësaj rritjeje, por për momentin është ende një hipotezë pasi kjo lidhje nuk është vërtetuar nga studimi, të dhënat e analizuara të të cilit nuk përfshijnë informacione të caktuara të pacientit të nevojshëm për të përcaktuar me siguri.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.