24 vjeçari serb i dashuruar me Shqipërinë e shqiptarët
04/03/2019 Shpërndaje

24 vjeçari serb i dashuruar me Shqipërinë e shqiptarët

Tomislav Perushiq me origjinë serbe rrëfen dashurinë për shqipen dhe shqiptarët në një intervistë për Abc news. Studenti ekselent i katedrës se albanologjisë në Beograd, edhe pse është i kërkuar nga disa katedra ballkanike dhe evropiane ka përzgjedhur Shqipërinë  për studimet pasuniversitare.

Tomoslav Perushiq është padyshim një ndër serbet që e dashuron Shqipërinë dhe gjuhen shqipe. Shqiponjën dhe flamurin shqiptar e mban në shumë sende personale.

Serbo-kroati, është vetëm 24-vjeç dhe zotëron 7 gjuhë të huaja. Kontakti i parë me shqipen ishte 5 vite më parë në Amerikë, e kureshtojnë se tepërmi saqë e zgjodhi si fushë studimi në universitetin e Beogradit.

Kjo i shërben edhe për të gjetur rrënjët e tij shqiptare nga ana e nënës. Ai është student ekselent e gëzon fakti se albanologu Shaban Sinani e ka cilësuar si Milan Shuflaj i ardhshëm.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.