Vajza kosovare që pushtoi Everestin
“Një tokë e mbyllur në tokë, sovraniteti i të cilës është njohur nga vetëm 116 nga 195 vende të botës, siç është dokumentuar nga qeveria, Kosova shpesh konsiderohet vendi më i ri në Evropë. Pavarësinë e saj nga Serbia e deklaroi më 17 shkurt 2008 pas dekadave të konfliktit etnik në Ballkan pas shpërbërjes së BRSS në vitin 1991”, shkruhet në një artikull të BBC travel, transmeton pozitivi.org.
Arineta Mula, është më e reja nga katër vëllezërit e motrat e saj. Ka lindur në vitin 1988, në një botë të turbullt, ku shqiptarët e Kosovës dhe serbët ishin në konflikt të vazhdueshëm dhe shpesh vdekjeprurës me njëri-tjetrin. Ajo u rrit në epokën e Luftërave Jugosllave, të cilat shpesh përmenden si grupi më vdekjeprurës i konflikteve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Pavarësisht rrethanave të paimagjinueshme sfiduese, Mula do të ngrihej për të pushtuar disa nga majat më të larta të botës, duke përfshirë edhe malin Everest në vitin 2017. Fama në vendin e saj si një nga alpiniset më të njohur të Ballkanit filloi mjaft aksidentalisht pasi ajo u largua nga qyteti i saj i Pejës për të studiuar shkenca politike në Universitetin e Prishtinës në moshën 18 vjeçare.
Ndërsa jetonte në kryeqytetin e Kosovës, ajo zbuloi ‘hiking’ ose ndryshe ngjitjet në zona malore. “Unë kurrë nuk e kisha bërë më pare një gjë të tillë”, tha Mula, “por një mik sugjeroi që të shkojmë për një ngjitje dhe unë iu bashkova. Ky pasion më rrëmbeu menjëherë. Çdo fundjavë nga ngjtja e parë, shkoja diku në malet e Kosovës”, tregon ajo për BBC travel, raporton pozitivi.org.
Megjithatë qëllimi i saj nuk ishte të bëhej alpiniste. Në Kosovë, si në shumë vende të Ballkanit që e rrethojnë (duke përfshirë Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë Veriore), gratë kanë tendencë të ndjekin rolet tradicionale femërore që i mbajnë ata në shtëpi dhe jashtë fuqisë punëtore. Sipas Bankës Botërore, vetëm 18% e grave kosovare marrin pjesë në punësim të paguar.
Por Mula kishte ide të ndryshme. Para se të lindte, babai i saj u largua për në Zvicër për të gjetur punë dhe nuk u kthye, përveç për vizita të herëpashershme, për 18 vjet, duke e lënë nënën e saj të rriste familjen vetëm në Pejë. Lufta e nënës së saj si një prind i vetëm në një vend të shkatërruar nga lufta i bëri shumë përshtypje alpinistes.
“Ndjeja sikur ajo po luftonte gjithmonë”, tha alpinistja 30-vjeçare. “Ndonjëherë, ndihem sikur jam gjithmonë duke luftuar”.
Në mars 1999, kur Mula ishte 10 vjeç, ajo, nëna e saj dhe vëllezërit e motrat, së bashku me qindra shqiptarë të tjerë u detyruan të largoheshin nga shtëpia e tyre nga ushtarët serbë dhe u dërguan në sheshin qendror të Pejës ku shpresonin të hipnin në një kamion. Por ata nuk mundën të hipnin, por u dërguan në sallën sportive të Pejës.
“Më kujtohet kur shkuam atje, kishte kaq shumë erë benzine”, kujton Mula. “Dëgjova njerëz që thoshin:”Do të na djegin brenda. “Ne qëndruam ashtu brenda mëngjesit, kur na çliroi”.
Sipas Human Rights Watch, 80% e shtëpive në Pejë u dëmtuan ose u shkatërruan gjatë Luftës së Kosovës, mes tyre edhe e Arinetës. Por, pavarësisht vështirësive të shumta, ajo dhe familja e saj qëndruan. Dhe kur babai i Mulës u kthye në shtëpi në vitin 2005, dëshira më e madhe e tij ishte që vajza të shkonte në universitet.
Alpinistja tregon se i kishte thënë të ëmës: “Asnjëherë mos e ndaloni atë të bëjë atë që ëndërron. Jepini para për të studiuar në Prishtinë: “Kështu që unë jam fëmija i vetëm në familjen time që kam studiuar jashtë Pejës”. Në Prishtinë, Mula jo vetëm që mori diplomën e saj dhe filloi të punojë pas diplomimit, por ajo gjithashtu filloi të eksplorojë malet në këmbë. Deri në vitin 2015, shikoi përtej Ballkanit për sfidat, përfshirë edhe Mont Blanc, kulmin më të lartë të Evropës Perëndimore.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
