Shpresa e ukrainasve s’ka humbur, nuk harrojnë të luten në mes të luftës
Teksa bombardimet janë shtuar në Ukrainë, i vetmi vend ku qytetarët gjejnë paqe dhe qetësi janë kishat dhe xhamitë.
Pavarësisht frikës që kanë se nga moment në moment mund të humbasin jetën, qytetarët ukrainas nuk e kanë humbur besimin.
Shumë prej tyre besimin dhe qetësinë e shpirtit disa prej të cilëve e gjejnë atë nëpër kishat e qyteteve.
Në Lviv njerëzit nuk kanë harruar të shkonin edhe këtë të diel në kishën më të afërt nga shtëpia e tyre për t’u lutur që kjo luftë e ashpër të mbarojë. Fotografitë e mëposhtme janë nga Kisha e Apostujve të Shenjtë Pjetër dhe Pal, mëngjesin e sotëm.
Në një kohë që shumë nëna me fëmijë kanë zgjedhur të largohen, shumë të tjera kanë qëndruar në Ukrainë. Pjesa më e madhe e burrave, ushtarë dhe jo ushtarë kanë marrë armën në dorë për të mbrojtur atdheun.
Fundi i kësaj lufte të egër nuk dihet. Sot është dita e 19 e luftës, ndërsa Rusia dhe Ukraina kanë zhvilluar disa takime por nuk kanë qenë shumë shpresëdhënëse. Megjithatë sinjale pozitive ka pasur. Janë vendosur korridore humanitare për evakuuimin e njerëzve.
Ata që po e vuajnë më shumë këtë luftë të ashpër janë fëmijët, të cilët nuk kanë qenë të pakët në numër.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.


