Vajza e ushtarit të UÇK-së sjell batanijen për familjet që mbetën të pastreha nga tërmeti
28/11/2019 Shpërndaje

Vajza e ushtarit të UÇK-së sjell batanijen për familjet që mbetën të pastreha nga tërmeti

Marrëdhënie e fortë mes Kosovës dhe Shqipërisë konfirmohet edhe më shumë në fatkeqësi, ku popujt e të dyja vendeve i janë gjendur gjithmonë pranë njëri-tjetrit. Kjo është konfirmuar gjatë këtyre 2 ditëve ku vendi ynë u godit nga një tërmet shkatërrues që solli vdekjen e disa personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve.

Forcat e ushtrisë, institucione, qytetarë dhe aktorë të ndryshëm nga Kosova janë solidarizuar duke dhënë kontribuar për të rokthyer në normalitet famijet shqiptare të dëmtuara nga lëkundjet.

Një gjest prekës është ai i vajzës së ushtarit të UÇK-së, Erita Sadikaj, e cila ka sjellë në Durrës, batanijen që babai i saj ka perdorur gjatë luftes së Kosovës, kur ka qenë në Shqipëri 20 vite më parë.

Batanijen ia kanë dhuruar në kohën kur familja e madhe shqiptare i hapi derën për ta strehuar, ndërsa sot ajo e jep për të prekurit nga tërmeti që mbetën pa strehë.

 “Ky po që është shembull për tu ndjekur nga cdo i ri apo e re dhe nga cdo qytetar i Republikës së Kosovës. Po na duhen ndihma: batanije, uje dhe ushqim i gatshem. Keto ndihma mund t’i sillni ne zyren e Parlamentit Studentor.

Kushdo qe eshte i gatshem te dhuroje mund te me kontaktoje ne kete numer te telefonit: 049 670 679!”, ka shkruar faqja e universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.