Diskriminim seksist në mes të asamblesë së OKB-së?
01/09/2020 Shpërndaje

Diskriminim seksist në mes të asamblesë së OKB-së?

‘Që të flasë një femër duhet të presë të përfundojnë fjalimin 50 meshkuj’, shembulli maskilist në asamblenë e OKB, si u neglizhuan 3 lideret

Pjesëmarrëse në asamblenë e 75 të përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kanë qenë 3 femra në mesin e 50 meshkujve, por ato kanë folur të fundit në rradhë.

Ky detaj nuk ka kaluar pa u komentuar nga mediet prestigjoze, një prej tyre  Huffpost, e cila në një artikull kushtuar asamblesë thekson se 3 përfaqësuesve femra iu është dashur të presin radhën pas 50 liderëve meshkuj që të flasin.

Suzana Kaputová, presidente e Sllovakisë, e para grua në asamble mund të shihet në skenë vetëm pas rreth 50 emra meshkujsh.

Në programin e fjalimeve të liderëve botërorë në asamblenë e 75 të përgjithshme, mes dhjetëra burrash, duken vetëm femra të tjera, lidere të mirënjohura në vendet e tyre: Zhanin Cavez, presidente e Bolivisë dhe Simoneta Somaruga, presidente e Konfederatës Zvicerane.

Në ditën e parë asnjë lidere femër nuk ka mbajtur dot fjalimin e saj. Ndonëse këtë herë ky takim është zhvilluar ndryshe nga çdo herë tjetër prej pandemisë, kjo ka bërë të mungojë ai lloj emicioni i veçantë dhe ato mezazhe të rëndësishme që janë përcjellë herë pas here.

Por këto rrethana nuk zbehin shqetësimin për përfaqësimin e papërfillshëm femëror në një moment kur lidershipi botëror është më maskilist se asnjëherë tjetër.

Në listën e atyre që do të mbanin fjalim, në katër vendet e para ishin presidenti brazilian Bolsonaro, ai amerikan Donald Trump, presidenti i Turqisë Erdogan dhe lideri kinez Xi Jinping. Ndërsa renditja e video mesazheve ishte e tillë: presidenti rus Putin, ai i Filipinës Duterte dhe iraniani Rouhani.

Përgjatë gjithë asamblesë u fol për mënyrën se si mund të përballohet Covid, kurse dy fjalimet që tërhoqën vëmendje pozitivisht për mënyrën e menaxhimit të krizës ishte ai i kancelares gjermane Merkel dhe kryeministres së Zelandës së Re Jasinda Ardern.

© 2020, Pozitivi. All rights reserved.