Historia e kampiones dhe fanses 10 vjeçare, të dyja në karrige me rrota
12/04/2019 Shpërndaje

Historia e kampiones dhe fanses 10 vjeçare, të dyja në karrige me rrota

Është historia e kampiones së maratonës dhe tifozes së saj më të madhe, një 10-vjeçare e frymëzuar për të konkurruar si atlete në një karrigeve me rrota, pasi ka parë idhullin e saj të fitojë në të gjithë në Bostonin. Lidhja mes Tatjana McFadden dhe vogëlushes Maddie Ëilson filloi gjashtë vjet më parë.

Ata janë nga breza të ndryshëm, por shumë të ngjashëm. Maddie Wilson bën 10 vjeç dhe është shpallur pesë herë fituese e maratonës së Bostonit, ndërsa Tatyana McFadden është gati të rrëmbejë fitoren e 30-të. Të dyja kanë lindur me probleme në shtyllë kurrizore, kanë vullnet të madh për t’u stërvitur dhe mike të vendosura.

Tatjana është frymëzimi i Maddie. “E pashë së pari Tatjanën në Maratonën e Bostonit kur isha katër vjeç”, thotë Maddie. Ishte në vitin 2013 Tatyana mori fitoren e parë në Boston. Aty filloi gjithçka dhe për Maddie.

“Unë isha duke menduar, oh ndoshta duhet një karrige për gara, ndoshta për ditëlindjen time. Karrigen për gara e kam marrë për ditëlindjen time të pestë. Unë e bëra garën e parë kur isha gjashtë vjeçe”, thotë ajo. Që atëherë, Maddie ka garuar në rreth 50 gara dhe është afër idhullit të saj.

“Më bën kaq të lumtur. Mendoj se kjo është pjesë e të qenit një atlet i elitës, si një mentor për dikë dhe unë e dua këtë gjë”, thotë Tatjana.

Maddie shikon me sytë e saj konkurues drejt të ardhmes. Dëshiron të garojë në Maratonën e Bostonit kur të mbushë 18 vjeç. Mentorja e saj Tatjana është e emocionuar për suksesin e atletes së re që e ka idhull. “Është emocionuese. Unë jam i gëzuar që ti do të jesh atje kur te mbushësh 18 vjeç”, thotë Tatyana.

Maddie do të jetë duke e ndjekur Tatyana përsëri në maratonën e të hënës. “Unë shpresoj që ajo do të fitojë”, thotë Maddie për mikeshën dhe idhullin e saj. Maddie mbush 10 vjeç këtë të dielë. I duhen edhe tetë vjet derisa të fitojë të drejtën të garojë për Boston.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.