Tërmeti/ Salla e sportit në Prishtinë plot, Capital T publikon pamjet që të ngrohin zemrën
30/11/2019 Shpërndaje

Tërmeti/ Salla e sportit në Prishtinë plot, Capital T publikon pamjet që të ngrohin zemrën

Si shumë këngëtarë shqiptarë dhe kosovarë edhe Capital T ka qenë pranë familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës, duke siguruar mbështetje materiale dhe financiare.

Këngëtari ka qenë fizikisht në Shqipëri duke sjellë ndihma për familjet por përkrahja vazhdon pasi ai ka publikuar disa pamje nga salla e sportit në Prishtinë, ku shihen të gjithë vullnetarët që kanë mbledhur materiale si këpucë, veshmbathje, lodra, për familjet e dëmtuara nga tërmeti, sakaq aty shihen edhe disa fëmijë teksa luajnë me lodra.

Më parë këngëtari është shfaqur në kamion bashkë me ndihmat e mbledhura nga qytetarët kosovarë.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.