Enrique Iglesias mban në duar flamurin shqiptar, në një koncert në Greqi
Një nga këngëtarët më të njohur në botë, Enrique Iglesias mbrëmjen e djeshme ka mbajtur një koncert në Greqi. Numri i personave që ndjekin koncertin ka qenë shumë i lartë, fansa të ardhur nga të gjitha vendet ballkanike.
Sigurisht që në koncert për të ndjekur këngëtarin kanë qenë edhe fansa shqiptarë, të cilët mes brohorimave i kanë hedhur në skenë Iglesias edhe flamurin tonë.
Këngëtari e ka mbajtur në duar për disa minuta flamurin teksa këndonte. Fotoja e tij me flamurin shqiptar është bërë virale në rrjete sociale.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

